Regjimi teokratik i Iranit ka arrestuar 412 njerëz në provincën perëndimore Kermanshah për ngrënie në publik gjatë muajit islamik të agjërimit të Ramazanit.
Mohammad-Reza Amouie, Përfaqësuesi Social i Policisë së Kermanshah, shpalli se regjimi u ka dhënë paralajmërime 800 dyqaneve për shitje ushqimi gjatë orëve të agjërimit të Ramazanit. 87 dyqane të tjera janë mbyllur nga regjimi gjatë gjysmës së parë të Ramazanit për “mospërfillje ndaj paralajmërimeve të policisë,” raportoi agjensia shtetërore e lajmeve Mehr më 22 maj 2019.
Amouie tha se gjatë kësaj periudhe, policia kishte marrë zotime të shkruara nga 1,731 njerëz për të mos ngrënë haptazi në publik.
Ndërkohë, agjensia shtetërore e lajmeve Tasnim ka raportuar se pesë dyqane në qytetin Kouhdasht në provincën Lorestan të Iranit perëndimor janë mbyllur pasi kanë shitur ushqim gjatë Ramazanit.