Regjimi i Iranit ka arrestuar 10 të reja dhe 25 të rinj gjatë dy netëve në Sari të Iranit verior, për pjesëmarrje në party me prani të të dyja gjinive.
Të rinjtë u arrestuan në tre mbrëmje private të enjten e të premten (29-30 gusht), sipas raportit më 31 gusht 2019 të agjensisë së lajmeve Fars, e cila është e lidhur me Gardën Revolucionare (IRGC) të regjimit. Disa prej të arrestuarve kishin ardhur në mbrëmje nga qytete të tjera pranë.
52 të rinj e të reja ishin arrestuar në një party tjetër në Sari më 24 gusht. 29 burra dhe 23 gra ishin ndaluar nën pretekstin e veshjes së papërshtatshme, raportoi uebsiti shtetëror Asriran më 24 gusht.
Gjithashtu më 16 gusht, dhjetë njerëz u arrestuan gjatë një dasme në Juybar. Salla e ceremonisë është mbyllur gjithashtu, raportoi agjensia shtetërore e lajmeve Rokna më 16 gusht.
Muajt e fundit, regjimi i Iranit e ka rritur shtypjen mbi liritë civile.