2 të varur të tjerë në Iran, më shumë se 10 persona presin rradhën e vdekjes

417

E Hënë, 27 Korrik 2015 

NCRI – Dy të burgosur janë varur mëngjesin e të hënën në burgun famëkeq të Iranit Qezelhesar në qytetin e Karaj, në perëndim të Teheranit.
Të dy të burgosurit u identifikuan si Saeid Ganji dhe Firouz Nouri-Majd.
Ganji, Nuri-Majd dhe një i burgosur tjetër në Burgun Qezelhesar u transferuan në izolim të dielën në përgatitje për ekzekutimin e tyre, dhe të afërmit e tyre u kontaktuan për t’u takuar me ta në burg në momentin e fundit.

Ka raporte se numri i të burgosurve në pritje të ekzekutimit të pashmangshëm në burg në fakt mund të jetë më i lartë.
Një tjetër 10-tëshe presin rradhën e vdekjes në Iran ata janë transferuar në izolim në përgatitje të ekzekutimit të tyre.
Nëntë të burgosur, duke u mbajtur në qendrën e paraburgimit në Karaj, në perëndim të Teheranit, u transferuan në izolim të shtunën në përgatitje për ekzekutimin e tyre. Të dielën, të afërmëve të tyre iu tha për të ardhur në burg për t’u takuar për herë të fundit me të dashurit e tyre.
Nëntë te burgosurit u identifikuan si Omid Mohammadi-Dara, Mostafa Ghafarzadeh, Omidreza Karampour, Shahriar Hassan-Zadeh, Hossein Afghan, Yareh Hassan-Zadeh, Sasan Salari, Meysam Hosseini-Nejad, dhe Amanollah Baluch-Zehi.
Të paktën 18 të burgosur janë ekzekutuar në Iran gjatë gjashtë ditëve të fundit.
Të ballafaquar me shkallëzimin e pakënaqësisë popullore dhe në gjendje për t’iu përgjigjur kërkesave të ligjshëm të shumicës së popullit iranian që jetojnë nën kufirin e varfërisë, fashizmi fetar në pushtetin Iranian – quajtur “nun i ISIS” nga populli iranian – po rrit shtypjen.
Të enjten, Amnesty International tha se regjimi Iranian ka ekzekutuar një shumë të habitshme prej 694 njerëzish për një periudh nga 1 janarit deri më 15 korrik 2015.
U tha se “Numri tronditës i ekzekutimeve në Iran për gjysmën e parë të këtij viti pikturon një tablo ogurzezë të makinerisë së shtetit që kryen vrasje gjyqësore me paramendim të sanksionuar në një shkallë massive”.
Që kur mulla Hasssan Rouhani mori detyrën si President, më shumë se 1,800 të burgosur janë ekzekutuar në Iran.