Samiti Global për Lirinë e Iranit: Solidaritet me Kryengritjen e Popullit Iranian, Mbështetje për Njësitë e Rezistencës, dhe për Ushtrinë e Çlirimit

 

Shkruar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

17 korrik 2020

  • Tubimi i përvitshëm i Rezistencës Iraniane lidh bashkë zërat e lirisë nga 30,000 lokacione në Iran, Ashraf-3 dhe mbi 100 shtete
  • 1,000 liderë politikë, parlamentarë, dhe figura fetare e kulturore nga e gjithë bota morën pjesë në këtë event
  • Maryam Rajavi: Teokracia në pushtet do të përmbyset së shpejti, dhe populli e Rezistenca Iraniane janë të angazhuar për të ndërtuar një Iran demokratik e të lirë. Ne nuk kërkojmë pushtetin me çdo kusht; ne kërkojmë lirinë dhe drejtësinë dhe një republikë demokratike, laike dhe jo-bërthamore
  • Fjalime e mesazhe nga 8 senatorë amerikanë dhe 10 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA
  • Fjalime nga ish-kryeministrat e Kanadasë, Algjerisë dhe Shqipërisë, si dhe nga ish-ministrat e jashtëm të Francës, Italisë, Kanadasë, Polonisë, Jemenit, Jordanisë, dhe Algjerisë

Mbasditen e sotme u zhvillua tubimi i përvitshëm i Rezistencës Iraniane ku morën pjesë personalitete që kërkojnë një Iran të lirë, mbështetës të Rezistencës Iraniane, dhe iranianë që kërkojnë përmbysjen e fashizmit fetar që sundon Iranin. Ky tubim online lidhi bashkë iranianë nga 30,000 lokacione në Iran, në Ashraf-3 të Shqipërisë, si dhe në mbi 100 shtete nga 5 kontinente. Gjithashtu, duke zbatuar kufizimet e vendosura për shkak të pandemisë së koronavirusit, u zhvillua edhe një demonstratë e madhe në Berlin dhe tubimit iu bashkuan edhe grumbullime e demonstrata nga iranianë në qytete të ndryshme të botës.

Rreth 1,000 personalitete, duke përfshirë liderë politikë, parlamentarë, figura kulturore dhe fetare, morën pjesë në tubim, duke mbështetur thirrjen e popullit iranian për përmbysjen e diktaturës fetare dhe planin me 10 pika të Znj. Maryam Rajavi për Iranin e së ardhmes.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), e nisi fjalimin e saj në këtë tubim duke përshëndetur banorët e rebeluar të Behbahan si dhe miliona bashkatdhetarët që e përmbytën Twitter-in me postimet e tyre ku shprehej zemërimi ndaj dënimeve çnjerëzore me vdekje të dhëna kundër protestuesve të rinj të arrestuar gjatë kryengritjes së nëntorit. Mbrëmjen e shkuar, banorët e Behbahan organizuan protesta, thirrën kundër regjimit, dhe konfrontuan sulmin e egër të forcave represive.

Në fjalën e saj, Znj. Rajavi theksoi se të gjitha shenjat tregojnë se teokracia në pushtet është në një pozitë nga ku do të përmbyset. Populli dhe Rezistenca Iraniane janë të angazhuar për të ndërtuar një Iran demokratik e të lirë. Ajo tha: Ne nuk kërkojmë pushtetin me çdo kusht, ne kërkojmë lirinë dhe drejtësinë dhe një republikë demokratike, laike e jo-bërthamore. Populli ynë duhet të gëzojë të drejtën për të qenë të shëndetshëm, për të patur strehim, punësim, për të organizuar e formuar sindikata, për të patur autonomi të minoriteteve etnike, të drejtën për pjesëmarrje të barabartë në menaxhimin e punëve të shoqërisë, barazinë gjinore dhe sovranitetin popullor, dhe një Iran ku nuk do të ketë ndëshkim kapital.

Duke sjellë në kujtesë faktin që deri tani, koronavirusi ua ka marrë jetën të paktën 72,000 njerëzve në Iran, Znj. Rajavi tha: Trendi abnormal në rritje i numrit të viktimave të koronavirusit në Iran është produkt i politikave kriminale të (liderit suprem të mullahëve, Ali) Khamenei dhe (presidentit të tij, Hassan) Rouhani. Strategjia e shkaktimit të viktimave në masë si barrierë kundër rrezikut të një kryengritjeje dhe përmbysjes përfundimtare është e planifikuar pikërisht për ta qetësuar dhe shkurajuar shoqërinë iraniane, duke e bërë të pashpresë e të paralizuar. Ata i rikthyen njerëzit në punë pa u ofruar asnjë ndihmë në parandalim e trajtim. Në të njëjtën kohë, ata fajësojnë popullin për përhapjen e virusit, duke pretenduar se njerëzit nuk i kanë zbatuar protokollet e higjienës. Mullahët i kanë shkatërruar themelet e shëndetësisë së vendit. Ministri i Shëndetësisë i regjimit thotë se, që nga fillimi i shpërthimit të sëmundjes (në shkurt), për herë të parë vetëm 300 milion Euro i janë dhënë ministrisë në qershor. Kjo do të thotë vetëm 3.5 Euro për person për t’u përballur me pandeminë. Kjo shumë e varfër nuk mund të krahasohet me atë të asnjë vendi tjetër. Por edhe ky buxhet i limituar shpërdorohet në labirintet e korrupsionit të përhapur gjerë të regjimit, ndërkohë që 15 institucionet dhe fondacionet nën kontrollin e Khamenei-t kanë asete që shkojnë deri në një trilion dollarë në total.

Duke iu referuar fillimit të gjykimit të diplomatit të regjimit klerikal dhe tre bashkëpunëtorëve të tij në Belgjikë për komplotin terrorist për të shpërthyer një bombë në tubimin iranian në Villepinte në qershor 2018, ajo tha: Për herë të parë, është zhvilluar një gjyq për një diplomat-terrorist në shërbim. Megjithatë, organizatorët e vërtetë, konkretisht Khamenei, Rouhani, Zarif, dhe Ministri i Inteligjencës Mahmoud Alavi, duhet gjithashtu të ndiqen penalisht. Kjo është e domosdoshme për të ndaluar terrorizmin e shfrenuar të mullahëve. Ajo u bëri thirrje të gjitha qeverive dhe komuniteteve ndërkombëtare që të mbajnë anën e popullit iranian në përballjen me rrezikun më të madh për paqen dhe sigurinë në botë.

Mes folësve në tubim ishin: Kryebashkiaku Rudy Giuliani, Senatori Joseph Lieberman, Z. Newt Gingrich, ish-Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Z. Stephen Harper, ish-Kryeministër i Kanadasë, Z. Sid Ghazali, ish-Kryeministër i Algjerisë, Z. Pandeli Majko dhe Z. Sali Berisha, ish-Kryeministra të Shqipërisë, Znj. Michèle Alliot-Marie, Z. Giulio Terzi, Z. John Baird, Znj. Anna Fotyga, ish-ministra të jashtëm të Francës, Italisë, Kanadasë, dhe Polonisë përkatësisht, Z. Riad Yassin dhe Z. Khaled al-Yamani, ish-ministra të jashtëm të Jemenit, dhe Z. Jawad Anani, ish-Ministër i Jashtëm i Jordanisë.

Gjithashtu, në samit folën dhe dhanë mesazhet e tyre edhe tetëmbëdhjetë ligjvënës amerikanë, duke përfshirë Sen. McSally, Sen. Ben Cardin, Sen. John Cornyn, Sen. Todd Young, Sen. Mike Braun, Sen Marco Rubio, Sen. Bob Menendez, Sen. John Boozman, dhe anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve Paul Gosar, Lance Gooden, Tim Burchett, David Trone, Tom Emmer, Don Bacon, Ralph Norman, Mario Díaz-Balart.

Në samitin global folën gjithashtu këto personalitete të shquara: Guvernatori Tom Ridge ish Sekretar amerikan i Sigurisë Kombëtare, Michael Mukasey, ish-Prokuror i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Louis J. Freeh, ish-Drejtor i FBI, ish-senatorët Kelly Ayotte & Robert Torricelli, Theresa Payton, Drejtore e Teknologjisë së Komunikimeve dhe Informacionit në Shtëpinë e Bardhë gjatë presidencës së George W. Bush, Gilbert Mitterrand, President i Fondacionit France Liberty; Rama Yade, ish-Ministre e Francës për të Drejtat Njerëzore, Z. David Jones, ish Sekretar britanik i Brexit; Theresa Villiers, ish-Sekretare britanike e Shtetit për Mjedisin, Ushqimin dhe Çështjet Rurale, Baronesha Verma, ish-ministre britanike dhe anëtare e Dhomës së Lordëve, Z. John Perry, ish-ministër irlandez, Z. Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Z. Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane dhe ish-Ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë, Z. Ahmed Al-Jarallah kryeredaktor i gazetave Al-Seyassah të Kuvaitit, Znj. Hoda Nasser nga Egjipti, Z. Bassam Al Omoush ish Ministër i Jordanisë dhe ambasador në Iran, Kimmo Sasi, ish-Ministër finlandez për Transportin dhe Komunikimet, dhe ambasadorët Robert Joseph, Lincoln Bloomfield, Kenneth Blackwell, si dhe personalitete si Ingrid Betancourt ish-kandidate presidenciale e Kolumbisë, Linda Chavez, Patrik Kennedy, dhe zotërinjtë Matthew Offord, David Amess, dhe Bishop John Prichard, nga Dhoma e Komunave e Mbretërisë së Bashkuar, dhe Luís Leite Ramos, Zëvendës-President i PPE në Parlamentin Europian, zotërinjtë Martin Patzelt dhe Thomas Nord nga Parlamenti Gjerman, Philippe Goslen nga Parlamenti Francez, Senatorët Lucio Malan, ‌ Renata Polurini dhe Roberto Rampi nga Senati dhe Parlamenti Italian, Z. James Bezan dhe Znj. Judy Sgro nga Parlamenti Kanadez, Z. Michał Kamiński, Zëvendës-Kryetar i Senatit Polak, Z. Jean Francois Legaret, ish-Kryebashkiak i Paris 1, Gjenerali James Conway, Komandant i Korpusit Detar të SHBA, Gjenerali George Casey, ish Shef i Shtabit në Ushtrinë Amerikane, Jack Kane, ish Zëvendës Shef i Shtabit, Z. Ad Melkert ish Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Irak, Tahar Boumedra, ish-përfaqësues i UNAMI për të drejtat njerëzore në Irak.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

17 korrik 2020