Tuesday, February 7, 2023

Varen tre gra në burgun e Kermanit, në Iranin jugor

Three women hanged in Kerman Prison, in southern IranMe tre gratë e varura në burgun e Kermanit, numri i grave të ekzekutuara në Iran që nga viti 2013 arrin në 127.

Raporte të besueshme nga brenda Iranit thonë se autoritetet e Burgut Qendror të Kermanit varën tre gra dhe tre burra mëngjesin e sotëm, të enjten më 9 dhjetor 2021.

Tre burrat e ekzekutuar ishin Gholam Barahouii, Saeed Dahmardeh dhe Khaled Shahbakhsh. Identitetet e tre grave ende nuk janë verifikuar.

Khaled Shahbakhsh ishte duke vuajtur një dënim me 25 vite burg, por dënimi i tij u ndryshua në vdekje si shpagim për vdekjen e disa agjentëve të qeverisë gjatë përplasjeve me qytetarët Baluch.

Duke përfshirë tre gratë e varura në Kerman këtë mëngjes, numri i grave të ekzekutuara që nga vera e vitit 2013 në Iran arrin në 127.

Dy gra të tjera janë ekzekutuar më 23 dhe 25 nëntor, në burgjet e Yasuj dhe Qazvin. Njëra prej tyre ishte Maryam Khakpour, 41 vjeç, e ekzekutuar për akuza të lidhura me drogën.

Irani mban rekordin më të lartë të ekzekutimeve në botë, me numrin më të madh të qytetarëve të ekzekutuar per capita. Ky shtet është gjithashtu krye-ekzekutuesi i grave në botë. Në Iran çdo vit ekzekutohen mesatarisht 15 gra.