Friday, March 29, 2024

tridhjetë gra të plagosura në shtypjen e fshatit Sarab-e Kahman

 

Goditja nga Forca e Sigurisë së Shtetit ndaj njerëzve të fshatit Sarab-e Kahman, në Provincën Lorestan perëndimor, la të plagosura 30 gra.

Trupat e SSF u përpoqën të prisnin pemët e arrave në këtë fshat të Mërkurën, 28 Prill, 2021. ‌ Por ata takuan rezistencë të vendosur të banorëve të fshatit sepse pemët janë burimi i tyre i të ardhurave dhe ata kanë vite që i rrisin ato.

Njësia speciale SSF gjuajti me gaz lotsjellës banorët dhe i qëlloi ata me armë, duke plagosur një numër të madh të tyre.

Gratë ishin në vijën e frontit të protestës dhe goditja la 30 gra të plagosura. Disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe disa prej tyre janë transferuar në Khorramabad, kryeqyteti i Provincës Lorestan.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, dënoi krimin mizor të Forcës së Sigurisë së Shtetit të regjimit klerik. Ajo u bëri thirrje njerëzve dhe të rinjve të Aleshtarit, i cili është qyteti më i afërt me fshatin Sarab-e Kahman, që të nxitojnë në ndihmë të të plagosurve, veçanërisht të grave të privuara në atë fshat.