Të burgosurit politikë iranianë në burgun Qezal Hesar mbajtën raundin e 9-të të grevës së urisë në shenjë proteste ndaj valës së ekzekutimeve të regjimit të martën, më 26 mars 2024.
Grevës së urisë si më parë iu bashkuan një numër i të burgosurve politikë në repartin e grave të burgut Evin, si dhe të burgosurve në pavijonet 4, 6 dhe 8. Në grevë urie hynë edhe të burgosurit politikë në burgjet e Khorramabadit, Mashhadit, Saqqezit, Naghadeh, Khoy dhe në Burgun Qendror të Karajit.
Të martën, më 30 janar, disa të dënuar me vdekje në Qezel Hesar dhanë një njoftim: “Për të forcuar zërin, do të fillojmë grevën e urisë çdo të martë. Ne kemi zgjedhur të martën sepse kjo ditë shpesh shënon momentet e fundit për shokët tanë të burgosur, të cilët zakonisht transferohen në izolim disa ditë më parë.”
Rezistenca e vazhdueshme e të burgosurve politikë iranianë kundër makinës vrasëse të regjimit klerik vazhdon në mes të një përshkallëzimi shqetësues në dhënien e dënimeve me vdekje.