Të Burgosurat e Guximshme Politike Pengojnë Vizitën e Kryegjyqtarit në Burgun Qarchak

487

Sipas raporteve nga brenda Iranit, pas vizitës së Kryegjyqtarit të regjimit iranian, Gholam Hossein Mohseni Ejei, në burgun e grave, Qarchak, shumë të burgosura politike refuzuan të takoheshin me të dhe e kthyen këtë shfaqje të inskenuar në një siklet për Kryegjyqtarin.

Të premten, më 27 maj, duke iu përgjigjur një deklarate të kreut të burgut Qarchak që i referohej Mohseni Ejeit si mysafir, të burgosurat thërrisnin: “Nuk duam një kriminel si mysafir!” dhe më pas ata filluan të këndonin një këngë sfiduese popullore që flet për ‘djegjen e kafazit dhe çlirimin e zogut’.

Kur rojet e burgut u përpoqën t’i pengonin, të burgosurat guximtara raportohet se u përgjigjën: “Largohu sa më shpejt nga këtu! Ju jeni duke ndërhyrë! Ju kriminelë, keni nisur një makineri vrasëse! Pse e ekzekutuat Laden Mollah-Saeedi?”.