Thursday, March 28, 2024

Zgjedhjet në Iran 2021: Iranianët Jashtë Vendit Mbështesin Fushatën për Bojkot

Ditët e fundit, pjesëtarët e diasporës iraniane, mbështetës të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), kanë zhvilluar tubime në Europë, duke u dhënë jehonë thirrjeve të shtuara brenda Iranit për bojkotim të farsës së zgjedhjeve presidenciale të regjimit në qershor.

Në Vienë të Austrisë, mbështetësit e MEK zhvilluan protestën e tyre për herë të parë në mbështetje të thirrjeve që po shtohen brenda Iranit për bojkotim të farsës së zgjedhjeve presidenciale të regjimit. Protestuesit mbanin një pankartë ku shkruhej, “Iranianët duan ndryshim regjimi.” Ata mbanin gjithashtu foto të Udhëheqësit të Rezistencës Iraniane, Z. Massoud Rajavi, dhe të Presidentes së zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)Znj. Maryam Rajavi.

Pjesëtarët e diasporës iraniane, mbështetës të MEK dhe NCRI, vazhduan gjithashtu protestën e tyre në Amsterdam të Hollandës të mërkurën. Duke mbajtur pankarta me thirrje për bojkot të farsës së zgjedhjeve presidenciale të regjimit, ata shprehën mbështetje për planin me dhjetë pika të zonjës Rajavi për një Iran demokratik në të ardhmen.

Në të gjitha vendet e Europës, iranianët kanë theksuar në protestat e tyre se regjimi gjendet në një rrugë pa krye. Me këtë i janë referuar veçanërisht qëllimit të Liderit Suprem të regjimit, Ali Khamenei, për të nxjerrë fitues nga votimet Ebrahim Raisi-n, si pjesë të politikës së tkurrjes të regjimit. Ata i janë referuar rolit të Raisi-t në masakrën e 1988-ës ndaj mbi 30,000 të burgosurve politikë dhe në shtypjen e kryengritësve në Iran gjatë protestave madhore të 2019-ës.

Mbështetësit e MEK po i zhvillojnë këto protesta në kuadër të një fushate brenda Iranit të udhëhequr nga Njësitë e Rezistencës të MEK për të popullarizuar bojkotin mbarëkombëtar të farsës së zgjedhjeve të regjimit.

Sipas MEK, “Gjatë muajit maj, në mbi 310 zona në të gjitha provincat e Iranit janë zhvilluar veprimtari që bënin thirrje për bojkot të farsës së zgjedhjeve presidenciale të regjimit në qershor. Këto janë veprimtaritë e Njësive Iraniane të Rezistencës, rrjetit të opozitës iraniane, Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK).”