Shfaqja e Dështuar e MOIS Jashtë Gjykatës ku po Gjykohet Hamid Noury

526

Pas protestave të mbështetësve të MEK dhe iranianëve liridashës në Suedi kundër shfaqjes së sotme të organizuar nga Ministria e Inteligjencës e regjimit të mullahëve (MOIS) jashtë gjykatës ku u mbajt gjyqi i  Hamid Noury, mercenarët e regjimit u detyruan të mblidhnin gjërat dhe të largoheshin.

Në protestat e tyre, iranianët liridashës thirrën: “Mercenar i MOIS, zhduku!”, “Vrasës i Abadanit, gjyqi yt po afron”, “Ambasada e mullahëve, kjo strofull spiunësh duhet mbyllur”, “Mercenarët e ambasadës (së regjimit) duhet të deportohen”. Në shenjë proteste, disa iranianë spërkatën me bojë makinën e mercenarëve. Disa pankarta të mercenarëve të MOIS u grisën gjatë protestës.

MOIS punësoi dy mercenarë jo iranianë për të vendosur pankartat dhe posterat e tyre, krahas një personi të quajtur Shayan, mercenar i njohur që ishte i pranishëm dje në vendngjarje. Vlen të përmendet se dy mercenarët e punësuar u larguan nga vendi i ngjarjes pas një ore dhe Shayan ishte i vetmi person aty që përfaqësonte regjimin. Ky është një tregues i nivelit të neverisë që ndjehet për regjimin.

Gjatë protestës u arrestuan 12 protestues, nëntë prej të cilëve ishin liruar në momentin e lëshimit të kësaj deklarate.