Friday, March 29, 2024

Revolucioni i ardhshëm iranian është duke u formësuar nga Njësitë e Rezistencës MEK

Termi “Njësi e Rezistencës” mund të jetë një term i sapoardhur dhe ende larg rrjedhës së zakonshme në literaturën politike ose në botën e politikës globale. Megjithatë, ngadalë por me siguri, ajo po hap rrugën e saj drejt njohjes duke thyer murin e frikës dhe censurës, si nga aparati i sigurisë së regjimit, ashtu edhe nga shpërfillja e medias ndërkombëtare që orientohet nga disa interesa të quajtura “politikë reale”.

Siç shpjegohet shumë herë nga Rezistenca Iraniane, Njësitë e Rezistencës MEK janë njerëz të zakonshëm që jetojnë në shoqërinë e Iranit, të cilët kanë vendosur t’i përkushtohen ndryshimit të regjimit. Ata janë njerëz nga të gjitha gjinitë, klasat, grupet etnike, vendndodhjet gjeografike dhe profesionet që janë të lidhur mirë me rezistencën e organizuar dhe vënë jetën e tyre në rrezik për të sfiduar rrjetin e gjerë të shtypjes së regjimit, duke vepruar në te njëjten kohë.

Ata shkruajnë mbishkrime në mure, vendosin postera në ura, pushtojnë faqet e internetit dhe tabelat qeveritare, transmetojnë slogane në vende publike… gjithçka që një mendje krijuese mund të krijojë për t’u thënë njerëzve të tjerë se terrori do të marrë fund dhe shpresa duhet te mbizotërojë.

MEK Resistance Units send 5000 messages to Free Iran 2022 campaign

Megjithëse regjimi iranian ka arrestuar qindra njësi të rezistencës, numri i tyre po rritet çdo ditë. Shumë burgje iraniane janë mbushur tani me qindra nga këta shpirtra të guximshëm dhe nëpërmjet anëtarëve të familjeve te tyre që sollën mesazhe nga burgu, disa madje duke thënë se në fakt kënaqen duke qenë mes vëllezërve dhe motrave të tyre të reja, del qe fryma e rezistencës po përhapet pas hekurave më shumë se sa përtej mureve.

Rezistenca Iraniane së fundmi shfaqi një video me 5000 mesazhe nga Njësitë e Rezistencës së MEK brenda Iranit. Një përpjekje që u nis vetëm disa muaj, tregoi përkushtimin e njësive për të mbijetuar dhe lulëzuar, duke sfiduar goditjen dhe censurën në rritje të regjimit.