
Këto protesta janë për shkak të problemeve ekonomike të Iranit, një situatë e padurueshme e shkaktuar nga korrupsioni, paaftësia, keqmenaxhimi i regjimit dhe shpërdorimi i pasurisë kombëtare për objektivat e tij keqdashëse.
Demonstratat e vazhdueshme në të gjithë Iranin janë shfaqja më e gjerë e pakënaqësisë dhe gjendjes shpërthyese të shoqërisë që nga kryengritja e madhe e vitit 2019, e cila tronditi themelet e regjimit. Shpërthimi i zemërimit i drejtohet jo vetëm presidentit të regjimit, Ebrahim Raisi.





