Sunday, November 27, 2022

Michael Pompeo viziton Ashraf 3 dhe takohet me Maryam Rajavi

Sot, e hënë, 16 maj 2022, Michael Pompeo, Sekretari i 70-të i Shtetit i SHBA, vizitoi Ashraf 3, selinë e Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (MEK) në Shqipëri dhe u takua me Maryam Rajavi, Presidenten e zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit.

Pompeo dhe znj. Rajavi morën pjesë në takimin e Muxhahedinëve në Sallën Baharestan në Ashraf. Duke shprehur kënaqësinë e takimit me banorët, zoti Pompeo pohoi: “Sot këtu janë mbledhur 1000 ish të burgosur politikë të regjimit teokratik. Unë dua t’ju them, nga një ish-sekretar shteti, se Amerika ju njeh dhe ju respekton thellësisht. Vuajtjet tuaja në emër të lirisë na rikujtojnë parimet për mbrojtjen e të cilave vendi ynë u themelua shumë vite më parë.”

“Dëshiroj gjithashtu të falënderoj Presidenten e zgjedhur Maryam Rajavi. Nën udhëheqjen e saj, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit po hedh themelet për një republike të lirë, sovrane dhe demokratike në Iran,” shtoi ai.

Në një pjesë tjetër të fjalimit të tij, zoti Pompeo tha: “Ebrahim Raisi, kasapi që orkestroi masakrën e 1988-ës, tani është president… Pjesëmarrja ishte më e ulëta që nga viti 1979, duke shënuar një refuzim total të regjimit dhe kandidatit të tij. Ishte, në fakt, një bojkot i regjimit – dhe regjimi e di këtë. Ai është qartazi në pikën e tij më të dobët prej dekadash.”

“Raisi nuk është presidenti i popullit të Iranit. Ai është presidenti i Ajatollahut. Misioni i tij është i qartë. Shkakto dhimbje. Frikëso, vazhdo me grabitjet dhe plaçkitjet. Por Raisi tashmë ka dështuar. Ai nuk ia ka dalë të shtypë kryengritjet në Iran dhe as të thyejë shpirtin fisnik të disidencës brenda popullit iranian,” shtoi ai më tej.

Ai shtoi: “Si një grup me zë të vërtetë politik në Uashington dhe në mbarë botën, ne kemi nevojë që ju të paraqisni para udhëheqësve botërorë aftësitë shkatërruese të diktatorëve teokratikë në Teheran.

Një faktor serioz që mungon në politikën e SHBA-së ndaj Iranit ka qenë mungesa e mbështetjes politike për opozitën e organizuar. Regjimi në Teheran shkoi deri në ekstrem me masakrën ndaj 30,000 të burgosur politikë, shënjestrat dhe viktimat kryesore të së cilës ishin anëtarët e MEK. Rreziku i sulmit shtrihet shumë përtej kufijve të Iranit, me komplotet terroriste që regjimi ka zhvilluar në Europë dhe SHBA kundër liderëve të kësaj lëvizjeje. Tani, për ta korigjuar politikën ndaj Iranit, pavarësisht se kush është në Shtëpinë e Bardhë, është domosdoshmëri që administrata e SHBA t’i shtrijë dorën Rezistencës Iraniane dhe të përfitojë nga aftësitë e saj të jashtëzakonshme. Ashraf 3 është një nga vendet ku duhet të fokusohemi.”

Secretary Michael Pompeo meeting in Ashraf 3

Zoti Pompeo kishte në mendje një rrugë të qartë përparimi: “Veprimet që tregojnë dashurinë tonë për popullin iranian duhet të fillojnë me mbajtjen e Ebrahim Raisit përgjegjës për krimet e tij kundër njerëzimit në vitin 1988”.

“Ne duhet të vazhdojmë ta mbështesim popullin iranian në çdo mënyrë që mundemi teksa ata luftojnë për një Iran më të lirë dhe më demokratik. Ka kaq shumë punë të mira që shoqëria civile amerikane mund të bëjë për ta çuar përpara këtë qëllim. Punë në të cilat organizata juaj është e angazhuar në mënyrë aktive.”

“Në fund, populli iranian do të ketë një republikë laike, demokratike dhe jo bërthamore. Lutem që kjo ditë të vijë së shpejti, dhe me mbështetjen e iranianëve që jetojnë në mbarë botën – dhe atyre që bëjnë rezistencë nga brenda vendit – ajo ditë do të vijë më shpejt. Unë jam i përkushtuar në këtë kauzë; e di që jeni edhe të gjithë ju”, përfundoi ai.

Ndërsa i uroi mirëseardhjen zotit Pompeo në Ashraf-3, zonja Rajavi tha: “Populli iranian dhe regjimi i mullahëve janë përballur egërsisht me njëri tjetrin në 43 vitet e fundit. Kjo luftë do të vazhdojë derisa në Iran të krijohet një republikë e lirë dhe e zgjedhur në mënyrë demokratike…. Ekzistojnë dy faktorë të rëndësishëm për konfliktin në Iranin e sotëm:

Gjendja e dobësisë maksimale e regjimit dhe zemërimi dhe pakënaqësia maksimale e popullit. Rezultati i këtyre faktorëve ka qenë përparimi dhe zgjerimi i Rezistencës së organizuar. Perëndimi e ka shpërfillur popullin iranian dhe rezistencën e tij të organizuar si një faktor vendimtar në çdo zhvillim që ka të bëjë me Iranin për katër dekada. Kjo u mundësoi mullahëve të ishin në prag të krijimit të një bombe bërthamore. Injorimi i popullit iranian dhe i rezistencës së tij ishte faktori që mungonte, gjë që shpjegon pse Perëndimi u zu në befasi gjatë Revolucionit të vitit 1979 që rrëzoi Shahun.

Zonja Rajavi e mbylli fjalën e saj duke theksuar se “ne mund dhe duhet ta çlirojmë Iranin, Lindjen e Mesme dhe botën nga e keqja e mullahëve bërthamorë”.

Secretary Michael Pompeo standing in front of a map of Iran

Ajo përshkroi hapat e mëposhtëm për ta arritur këtë objektiv:

“Së pari, vendosja e sanksioneve gjithëpërfshirëse dhe izolimi ndërkombëtar i diktaturës fetare. Regjimi i mullahëve duhet të vendoset në nenin 41 të Kapitullit 7 të Kartës së OKB-së;

“Së dyti, referimi i dosjes së shkeljeve së të drejtave të njeriut në Iran dhe i terrorizmit të regjimit klerikal në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, veçanërisht dosjet për masakrën ndaj 30,000 të burgosurve politikë në 1988 dhe vrasjen e 1,500 njerëzve gjatë kryengritjes së nëntorit 2019;

“Së treti, njohja e luftës të rinisë së rebeluar të Iranit kundër IRGC-së dhe luftës së popullit të të gjithë kombit iranian për të përmbysur regjimin e mullahëve.”

Gjatë vizitës pesë orëshe, Sekretari Pompeo vizitoi ekspozita të ndryshme në muzeun e Rezistencës, duke përfshirë ato që kanë të bëjnë me kryengritjet popullore, Njësitë e Rezistencës, masakrën e të burgosurve politikë, torturat mesjetare, riprodhimin e qelive të burgut të grave në burgjet Evin dhe Qezel Hessar dhe riprodhimin e Korridorit të Vdekjes dhe Sallës së Ekzekutimit në burgun e Gohardashtit.