Tuesday, January 31, 2023

Mediat e Regjimit Iranian: Frikë nga Kryengritje të Reja në Horizont

Kryengritja e nëntorit 2019 në Iran

Më 1 gusht, një faqe shtetërore lajmesh e regjimit iranian, Sotareh Sohb, publikoi një artikull që analizonte dy kryengritjet e fundit në vend dhe komentonte mbi kushtet që kishin kontribuar në krijimin e trazirave kaq të mëdha. Artikulli deklaronte në mënyrë të qartë se demonstratat mbarëkombëtare “do të ndodhin përsëri,” për shkak se ankesat e protestuesve nuk kanë marrë përgjigje gjatë afërsisht nëntë muajve që nga shtypja e kryengritjes së dytë nga autoritetet e regjimit.

Detajet e asaj shtypjeje e bëjnë edhe më mbresëlënës parashikimin e artikullit për përsëritje të trazirave, sidomos po të kemi parasysh faktin që kjo vjen nga një media e drejtuar nga shteti‌. Ky artikull reflekton frikën e plotë të regjimit nga një kryengritje tjetër dhe nga pashmangshmëria e saj. Sotareh Sohb lë të kuptohet se zemërimi i popullit iranian ndaj regjimit të mullahëve është aq i rëndë sa të mund t’i mposhtë efektet parandaluese të shtypjes së dhunshme ndaj disidencës.