Për rreth katër dekada, edhe përpara se provat të dokumentoheshin në rrjetin mbarëbotëror, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) filloi të paralajmëronte botën për kërcënimin më të ri për paqen dhe sigurinë rajonale dhe globale: Fundamentalizmin Islamik.
Ekspozimi i luftënxitjes së regjimit iranian nën pretekstin e ‘eksportit të Revolucionit për të krijuar përfundimisht një ‘Kalifat të ri Islamik’, duke hedhur dritë mbi ambicjen e Ruhollah Khomeinit për të vazhduar luftën e përgjakshme me Irakun, duke i treguar botës për shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut dhe masakrat në Burgjet dhe birucat e Iranit, duke zbuluar ambiciet e tij bërthamore, si dhe programin e tij të raketave balistike janë disa prej këtyre përpjekjeve.
Kronologjia demonstron disa nga rrëfimet ku Rezistenca iraniane është përpjekur të hedhë dritë në qoshet më të errëta të botës, ku regjimi iranian po komplotonte, organizonte dhe kryente krime që kanë çuar ose mund të kishin çuar në humbjen e jetëve të pafajshme.Megjithëse raporti është vetëm një përmbledhje, ai jep një vlerësim të kontributit që Rezistenca iraniane ka dhënë për sigurinë botërore. Raporti nuk përfshin mijëra raporte mediatike që kanë raportuar zbulimet.