Tuesday, March 19, 2024

Ish-ministrat evropianë mbështesin protestat në Iran dhe opozitën e organizuar

27 Tetor 2022

Në një deklaratë të përbashkët, 11 ish-ministra evropianë shprehën mbështetjen e tyre të plotë për protestat mbarëkombëtare të Iranit dhe rolin udhëheqës të Rezistencës Iraniane, veçanërisht Njësive të RezistencësMuxhahedin-e Khalq (MEK).

“Njësitë e Rezistencës dhe opozita e organizuar po marrin rreziqe serioze për të luajtur një rol jetik në organizimin dhe mbështetjen e këtyre protestave duke ngritur një front të rezistencës kundër represionit”, thuhet në deklaratë.

Duke pasur parasysh faktet e mësipërme, ne, të nënshkruarit, bëjmë thirrjen e mëposhtme drejtuar Kombeve të Bashkuara, shteteve të saj anëtare dhe organizatave të tjera ndërkombëtare:

  1. Perspektiva e ndryshimit në Iran nuk ka qenë kurrë kaq e arritshme. Është koha për të njohur të drejtën e popullit iranian për të mbrojtur veten me çdo mjet të nevojshëm dhe për të përmbysur këtë regjim.
  2. Të dënojë me forcë vrasjen e demonstruesve në Iran dhe të marrë masa urgjente për të ndalur këtë represion. Dosja e krimeve të këtij regjimi duhet t’i referohet Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe ata që janë përgjegjës për kryerjen e krimeve të tilla duhet të sillen para drejtësisë.
  3. Populli i Iranit ka një alternativë demokratike, qëllimet e së cilës janë të përfshira në Planin me dhjetë pika të artikuluar nga znj. Marjam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI). Kjo alternativë meriton mbështetje gjithëpërfshirëse.
  4. Çdo dialog ose marrëveshje me regjimin iranian ose vazhdimi i marrëdhënieve me të duhet të bazohet në lirimin e të gjithë të arrestuarve gjatë kryengritjes së fundit.

Nënshkruesit:

  • Janez Jansa,Ish-kryeministër – Slloveni
  • Tonio Borg,ish-ministër i Punëve të Jashtme dhe Komisioneri Evropian për Shëndetësinë dhe Politikën e Konsumatorit– Malta
  • Åse Maria Kleveland, ish ministër i Kulturës dhe këngëtar i njohur i Norvegjisë
  • Corinne Lepage, ish-ministri i Mjedisit– Francë
  • Audronius Ažubalis, ish ministër i Punëve të Jashtme – Lituani
  • John Perry,ish ministër i shtetit për biznesin e vogël – Irland
  • Francis Zammit Dimech, ish ministër i punëve të jashtme – Malta
  • Anatol Șalaru,Ish-ministri i Mbrojtje – Moldova
  • Marcin Święcicki, ish Ministër i Marrëdhënieve Ekonomike me Jashtë, ish Kryetar i Bashkisë së Varshavës – Poloni
  • Mario Galea,MP, ish-ministër i Shëndetësisë dhe ish-Kryetar i Grupit Parlamentar– Malta
  • Nicola Renzi, Ish kapiten Regent dhe ministër i Jashtëm– San Marino