Friday, January 27, 2023

Iranianët në Europë kërkojnë të mos i jepet viza Raisit, shprehin mbështetje për Rezistencën

Iranian resistance supporters rally gothenburg sweden august 2022Liridashës iranianë dhe mbështetës të opozitës iraniane PMOIMEK tubohen në Gothenburg, Suedi dhe dënojnë regjimin e mullahëve që sundon Iranin – 20 gusht 2022

Iranianët liridashës dhe mbështetësit e Organizatës së Muxhahedinëve Popullor të Iranit (PMOI/MEK) kanë mbajtur tubime në gjashtë vende të ndryshme europiane, si dhe në Otava dhe Toronto në Kanada, duke dënuar regjimin e mullahëve që sundon Iranin, duke i bërë thirrje administratës amerikane që t’ia mohojë vizën presidentit të regjimit iranian, Ebrahim Raisi, për Asamblenë e Përgjithshme vjetore të Kombeve të Bashkuara që do të mbahet muajin e ardhshëm, dhe kanë shprehur mbështetje për Rezistencën Iraniane. Këto tubime u mbajtën të shtunën, më 20 gusht, në Oslo të Norvegjisë, Aarhus të Danimarkës, Gjenevë të Zvicrës, Goteborg të Suedisë, Hamburg të Gjermanisë dhe në Hagë.

Në Oslo, demonstruesit dënuan Raisin për rolin e tij të drejtpërdrejtë në masakrën e verës së vitit 1988 ndaj mbi 30,000 të burgosurve politikë, kryesisht anëtarë dhe mbështetës të PMOI/MEK. Demonstruesit po i bëjnë gjithashtu thirrje qeverisë së SHBA-së që t’i mohojë Raisit vizën, pasi ai synon të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork muajin e ardhshëm, duke theksuar se në vend të kësaj ai duhet të arrestohet dhe të ndiqet penalisht për shkelje të të drejtave të njeriut dhe krime kundër njerëzimit. Këto tubime i bënë thirrje gjithashtu Uashingtonit dhe qeverive në Evropë që t’i japin fund politikës së tyre shumë të gabuar dhe të dështuar të paqësimit kundrejt regjimit të mullahëve në Teheran.

Në Aarhus, Danimarkë, demonstruesit, përfshirë këtu iranianët liridashës dhe mbështetësit e PMOI/MEK, bënë thirrje për përmbysjen e regjimit të mullahëve nga populli iranian. “Vdekje Khamenei-t dhe Raisit; mallkuar qoftë Khomeini!” thërrisnin ata, duke iu referuar liderit suprem të regjimit Ali Khamenei dhe paraardhësit të tij, Ruhollah Khomeini, themeluesit të regjimit të mullahëve në Iran.

Këta demonstrues mbanin pankarta me mesazhe në gjuhën Farsi që mbështesnin protestat e fundit në qytetin Shahrekord të provincës Chaharmahal & Bakhtiari në jugperëndim të Iranit, ku vendasit vuajnë nga mungesa e madhe e ujit, madje nuk kanë patur ujë të pijshëm për dy javë.