Saturday, July 27, 2024

Iran: Njësitë e Reziztencës Transmetojnë Slogane Anti-regjim në Teheran dhe Mashhad

Njësitë e Rezistencës në Teheran vazhduan aktivitetet e tyre kundër represionit të mërkurën në mbrëmje, më 17 gusht në 19:50 me orën lokale duke transmetuar thirrje kundër regjimit mbi një sistem njoftimi publik në Bulevardin Jalal Aal-Ahmad, Boustan Qezel Qaleh. Ata transmetuan slogane të tilla si “Regjimi i mullahëve duhet të përmbyset”, “Vdekje Khameneit! Rroftë Rajavi!”, “MEK mbështet punëtorët dhe të privuarit në luftën e tyre”, “As kurorë, as çallmë, ditëve të mullahëve i ka ardhur fundi”, “Do ta rimarrim Iranin” dhe “Raisi! Ti je ekzekutuesi i masakrës së 1988-ës”.

Njësitë e Rezistencës në Mashhad gjithashtu transmetuan në të njëjtën ditë në 19:10 me orën lokale në Bulevardin Jomhouri, Park-e Rayhaneh thirrjet “Regjimi i mullahëve duhet të përmbyset”, “Vdekje shtypësit, qoftë Shahu apo Udhëheqësi ( Khamenei)”, dhe “Vdekje Khamenei-t, mallkuar qoftë Khomeini”.