Njësitë e Rezistencës MEK festojnë Nevruzin në kundërshtim me represionin dhe korrupsionin e regjimit te mullahëve.
Ndërsa iranianët shënojnë fillimin e vitit dhe shekullit të ri kalendarik persian, regjimi i mullahëve ka lënë shumë pak për popullin iranian për të festuar dhe për t’u gëzuar. Nga rritja e çmimeve, rritja e inflacionit dhe deri te numri në rritje i ekzekutimeve dhe persekutimeve te protestuesve dhe disidentëve, regjimi ka bërë gjithçka për të fshirë buzëqeshjen nga fytyrat e iranianëve dhe shpresat nga zemrat e tyre.
Por në kundërshtim me shtypjen e mullahëve, anëtarët e Njësive të Rezistencës dhe rrjeti i MEK brenda Iranit, po festojnë vitin dhe shekullin e ri duke përsëritur angazhimin e tyre për të përmbysur regjimin e mullahëve dhe për të vendosur lirinë në Iran.
Në Teheran, Njësitë e Rezistencës vendosën postera të udhëheqësit të Rezistencës Iraniane Massoud Rajavi, duke nënvizuar se e vetmja mënyrë për të arritur lirinë është përmbysja e regjimit të mullahëve. Një poster i Maryam Rajavi, presidentes së zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) në Teheran lexonte: “Ky Vit i Ri lajmëron fundin e sundimit të mullahëve dhe fillimin e pranverës së lirisë”. Postera të tjerë në Teheran u bënin thirrje të rinjve iranianë që të bashkohen me grupet në rritje të Njësive të Rezistencës në misionin e tyre për të mbajtur të ndezur flakën e rebelimit kundër tiranisë.
Në shtëpitë e tyre, Njësitë e Rezistencës zbukuruan tryezat me mesazhin e shpresës për liri dhe ndryshimin e regjimit, duke bërë homazhe për dëshmorët e luftës për liri dhe duke shprehur solidaritet me nënat e protestuesve të rinj, të vrarë nga forcat e sigurisë së regjimit në vitet e fundit.