Thursday, February 2, 2023

IRAN: Një Revolucion në Nisje e Sipër Konferencë për Shtyp e zyrës së NCRI në Uashington DC

DC; 19 tetor, 2022

Në konferencën për shtyp që u mbajt në zyrën e NCRI në Uashington DC, përfaqësuesja e opozitës iraniane, Këshillit Kombëtar të Rezistencës, Zonja Sona Samsami dhe zëvendësi i saj Z. Alireza Jafarzadeh kanë folur për mediat ndërkombëtare në lidje me kryengritjen e fundit në Iran që vazhdon prej më shumë se 32 ditësh. Kjo kryengritje ka nisur pasi forcat represive të Khameneit vranë një grua të re, Mahsa Aminin, në Teheran.

Zonja Soona Samsami tha në këtë konferencë

“Duke filluar nga 16 shtatori 2022, në Iran shpërtheu një valë e re protestash kundër regjimit, e cila tashmë ka hyrë në muajin e dytë.

Protestat u shndërruan me shpejtësi në një thirrje universale për rrëzim të regjimit dhe revolucion demokratik.”

Ajo shtoi: “Këmbëngulja e kësaj kryengritjeje ka bërë që të vazhdojë më gjatë se të gjitha kryengritjet e mëparshme që nga viti 2017.

Kryengritjes i janë bashkuar mbi 190 qytete në të 31 provincat, sektorë të ndryshëm të shoqërisë iraniane, duke përfshirë shumë universitete kryesore, katër breza, madje edhe shkolla të mesme.

Sona Samsami tha: “Kryengritja është fokusuar në mënyrë të veçantë te lideri suprem Ali Khamenei, duke refuzuar çdo formë diktature. Kjo është e dukshme në thirrjet “Vdekje diktatorit”, “Vdekje Khameneit” dhe “Vdekje shtypësit, qoftë Shahu apo Udhëheqësi (duke iu referuar Khameneit).

Ajo vazhdoi duke thënë se “protestuesit janë të vendosur dhe të fokusuar vetëm në një objektiv: rrëzimin e regjimit klerikal në tërësi. Regjimi deri më tani ka vrarë mbi 400 persona (ne kemi identifikuar 241 nga ata që ranë dëshmorë për liri, mes tyre të paktën 28 adoleshentë të mitur). Mbi 20,000 të tjerë janë arrestuar. Megjithatë të gjitha vrasjet, arrestimet dhe torturat vetëm sa i kanë hedhur benzinë zjarrit.”

Samsami shtoi: “Protestuesit, të udhëhequr nga gratë, janë mjaft të shkathët dhe përdorin taktika të ndryshme për t’iu shmangur arrestimeve dhe për t’iu kundërvënë forcave të sigurisë. Në fakt, ajo që po ndodh sot në Iran ka të gjitha shenjat dalluese të një revolucioni në nisje e sipër. Kombi iranian është gjithnjë e më i bashkuar prapa thirrjeve “Vdekje Khameneit” dhe “Vdekje diktatorit”. Më lejoni të them disa fjalë për rolin e grave gjatë kryengritjes”.

Zonja Soona Samsami tha: “Bota ka dëshmuar guximin, trimërinë, përkushtimin dhe mençurinë e madhe mes grave iraniane që përballen me një regjim që i konsideron ato si qytetare të dorës së dytë. Forca e grave nuk u shfaq brenda natës. Mbi 35 vjet lidership i grave në Rezistencën e organizuar kundër regjimit ka krijuar një kulturë mosbindjeje mes grave që nuk luftojnë vetëm për të drejtat e tyre, por prioriteti i tyre është çlirimi i kombit. Lëvizja jonë ishte në front për mbrojtjen e grave që zgjodhën të mos mbanin hixhabin gjatë demonstratës së madhe në Teheran në mars të vitit 1979 kundër hixhabit të detyrueshëm.

Zonja Soona Samsami shtoi, më lejoni të jap disa rekomandime rreth politikave:

1, të udhëhiqet në bashkëpunim me aleatët demokratë në sanksionet ndëshkuese politike, diplomatike dhe tregtare të Kombeve të Bashkuara kundër regjimit iranian. Të gjitha ambasadat e regjimit duhet të mbyllen dhe të dëbohen diplomatët e tij. Teherani duhet të trajtohet ashtu siç e meriton, si një shtet i dëbuar nga komuniteti botëror dhe prandaj duhet të përjashtohet nga të gjitha organizmat ndërkombëtare dhe të ndërpriten të gjitha lidhjet ekonomike.

2, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian duhet të mbështesin përpjekjen e popullit iranian për revolucion demokratik kundër sundimtarëve të tyre tiranikë. Ata duhet të njohin të drejtën e popullit iranian për vetëmbrojtje kundër sulmeve brutale të regjimit në përputhje me Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut që njeh të drejtën “për të përdorur si mjeti të fundit, rebelimin kundër tiranisë dhe shtypjes”.

3, nisja e përpjekjeve diplomatike për ngritjen e një seance speciale urgjente të Komisionit të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara, si dhe masa të tjera urgjente për të siguruar lirinë e të burgosurve politikë, parandalimin e torturës dhe ekzekutimit.

4, të referohet dosja e katër dekadave gjenocid dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë masakrën e vitit 1988 ndaj 30,000 të burgosurve politikë, si dhe vrasjet në nëntor 2019 dhe vrasjet aktuale gjatë kryengritjeve, përfshirë vrasjet e tetorit 2022 në burgun Evin, dhe të sillen para drejtësisë udhëheqësit e regjimit iranian duke përfshirë Khamenein dhe Raisin.

Alireza Jafarzadeh, Zëvendës Drejtori i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit në SHBA, vuri në dukje “Pavarësisht se ka sjellë të gjitha forcat shtypëse të IRGC-së, ka vrarë e ka rrahur protestuesit dhe ka shfaqur mizori, dhe pavarësisht krimeve të kryera gjatë vrasjeve në burgun Evin, regjimi nuk ka qenë në gjendje ta frenojë kryengritjen në javën e saj të pestë, kryengritje e cila tashmë ka vazhduar shumë më gjatë se të gjitha kryengritjet e mëparshme.”

NCRIUS Press Briefing on Week 5 of Iran Uprising