Iran: Mbështetësit e MEK Përkujtojnë Kryengritjen e Nëntorit në 18 Qytete të Europës, Amerikës së Veriut, dhe Australisë

731

Në vigjilje të dy vjetorit të kryengritjes së nëntorit 2019 në Iran, të premten, të shtunën dhe të dielën, më 5-7 nëntor 2021, mbështetësit iranianë të Mujahedin-e Khalq (MEK/PMOI) në 18 qytete të Europës, Amerikës së Veriut, dhe Australisë kanë zhvilluar demonstrata e tubime në nder të 1,500 dëshmorëve të kryengritjes së nëntorit. Protestuesit u bënë thirrje Kombeve të Bashkuara, qeverive europiane dhe amerikane që të nxjerrin para drejtësisë autorët e këtij krimi të tmerrshëm.

Në nëntor 2019, protestuesit e zemëruar kundër diktaturës fetare dolën në rrugët e më shumë se 200 qyteteve të Iranit. Me urdhër të drejtpërdrejtë të Khameneit, Garda Revolucionare qëlloi dhe vrau të paktën 1500 demonstrues brenda pak ditësh.

Tubimet dhe demonstratat u zhvilluan në Paris, Hamburg, Mynih, Frankfurt, Këln, Shtutgart, Stokholm, Gothenburg, Malmo, Amsterdam, Kopenhagë, Oslo, Melburn, Sidnei, Montreal, Toronto, Otava dhe Bukuresht. Mbështetësit e Rezistencës Iraniane ngritën ekspozita të mëdha fotografish dhe përkujtimore të dëshmorëve të Kryengritjes së Nëntorit në të gjitha mitingjet dhe tubimet.

Disa nga sloganet ishin: “Populli iranian kërkon përmbysjen e diktaturës klerikale dhe vendosjen e lirisë dhe demokracisë”, “Për të nderuar 1500 martirët e kryengritjes së nëntorit 2019, mbështetni vazhdimin e luftës së popullit iranian për liri”, “Dënoni shtypjen, torturën dhe ekzekutimin e protestuesve iranianë”, “Kombet e Bashkuara duhet ta njohin masakrën e 1988-ës ndaj 30,000 të burgosurve politikë si gjenocid dhe krim kundër njerëzimit”, “Sakrificat e martirëve të nëntorit 2019 do të mbeten të gjalla në betejën e shokëve të tyre për liri”, “Maryam Rajavi: Le të ngrihemi, me solidaritet kombëtar, ne do ta afrojmë lirinë tonë”, “Massoud Rajavi: Fitorja është e jona, E Nesërmja është e jona”, “Thirrje drejtuar OKB-së, Europës dhe Shteteve të Bashkuara: Ebrahim Raisi dhe Khamenei duhet të gjykohen për gjenocidin e vitit 1988 dhe masakrën e 2019-ës”, “Ebrahim Raisi duhet të ndiqet penalisht për masakrën ndaj mijëra të burgosurve politikë, veçanërisht në vitin 1988”.