Sunday, January 29, 2023

Iran: Cili Është Rreziku më i Madh për Regjimin Iranian

Iran Protests

Që në fillim të 2018-ës, zyrtarët e regjimit iranian dhe mediat shtetërore të Iranit janë detyruar të tregohen të sinqertë për sa i përket sfidave që u vijnë nga grupi opozitar i organizuar pro-demokracisë. Tre vitet e fundit, narrativat e regjimit kanë patur një ndryshim të konsiderueshëm nga propagandat dhe fushatat demonizuese të tre dekadave të mëparshme, të cilat përpiqeshin ta portretizonin Organizatën Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) si një kult të paorganizuar e jo popullor që nuk do të mund të paraqiste kurrë një kërcënim të vërtetë për sistemin teokratik.

Të martën, Rrjeti shtetëror Studentor i Lajmeve, SNN, e përshkroi MEK-un si “armiku i betuar i sistemit dhe revolucionit” dhe tha se kjo organizatë është përgjegjëse për një “shpërthim në zemrat dhe mendjet e rinisë,” i cili do të ketë efekte më serioze e më afat-gjata sesa shpërthimi fizik i ditëve të fundit në kompleksin bërthamor në Natanz.

“Incidenti i shkatërrimit në Natanz është domethënës dhe të bën të mendosh. Por duhet të jemi të vetëdijshëm që po ndodh një shkatërrim shumë më i madh të cilin, fatkeqësisht, shumë po e shpërfillin. Me sa duket, alarmi që duhet ndezur për një neglizhencë më domethënëse e më të rrezikshme është ende i fikur. Kjo është shpërfillja ndaj shkatërrimit të mendjeve, ndërgjegjeve e psikës së rinisë nga armiku i betuar i sistemit dhe revolucionit, konkretisht Mujahedin-e Khalq – MEK, sidomos përmes hapësirës kibernetike.”

Në këtë aspekt, artikulli i referohet kryesisht pranisë aktive të MEK në hapësirën kibernetike dhe në rrjetet sociale të Iranit. Artikulli i SNN shpreh gjithashtu frikën e regjimit nga Njësitë e Rezistencës të MEK dhe shkruan: “Pse nuk i shohim njësitë rebele të MEK tek djegin çdo natë, duke shkatërruar e djegur qendrat delikate të sigurisë? A nuk e shohim që çdo ditë ata përpiqen ta zgjerojnë sundimin e pakënaqësisë shoqërore? A nuk e shohim se si të rinjtë tërhiqen nga prapa bankave, nga klasat e universitet, drejt fushë-betejës së rrezikut dhe revoltimit, duke u shndërruar në rebelë të cilët, me një pamje një-dimensionale të problemeve, e shohin rrugëzgjidhjen vetëm si konfrontim me sistemin…?”