Saturday, July 27, 2024

Iran: 71 të varur në një muaj; 28 Ekzekutime vetëm në javën e tretë të Gushtit.

Thirrje për veprim të menjëhershëm për të ndaluar makinën e ekzekutimit të regjimit dhe për të sjellë Khamenein dhe Raisin para drejtësisë.

Dështimi në frenimin e kryengritjeve popullore ka rritur ndjeshëm frikën dhe dëshpërimin e mullahëve përballë zemërimit dhe pakënaqësisë së popullit dhe perspektivës për përmbysjen e regjimit. Kjo shpjegon rritjen dramatike të numrit të ekzekutimeve që kur Ebrahim Raisi u bë president vitin e kaluar.

Regjimi vari Abulfazl Sharifin në burgun e Qazvinit dhe Saeed Kamalin në burgun Dastgerd në Isfahan më 22 gusht; një e burgosur femër dhe Hossein Mohseni e Fariborz Jamei në burgun Adel Abad në Shiraz, Abbas Sarooni në burgun Gonbadkavous më 21 gusht; dhe Moeen Atashbar, një Baluch, në burgun e Saravanit më 20 gusht.

Njëmbëdhjetë të burgosur u varën në burgun e Arakut në javën e tretë të gushtit: një më 18 gusht; gjashtë: Morteza Soltani, Ahmad Abdi Nasab, Hossein Sadeghpour, Milad Badkhani, Hossein Ganji dhe Ahmed Naseri, më 17 gusht dhe katër, Vahid Mousa Khani, Mohammad Mashhad Alkubeh, Ahmad Marzban dhe Mehdi Nokarmi në burgun e Arak më 14 gusht. Sekretariati i NCRI kishte njoftuar tashmë ekzekutimin e gjashtë prej tyre në deklaratat e tij të mëparshme.

Më 15 gusht, Mithaq Yavari u var në burgun e Khorramabadit.

Këto e çojnë në 71 numrin e ekzekutimeve nga 23 korriku deri më 22 gusht. Të paktën 28 u varën në javën e tretë të gushtit.

Rezistenca Iraniane u bën thirrje edhe një herë Kombeve të Bashkuara dhe avokatëve të të drejtave të njeriut, si dhe Bashkimit Evropian dhe shteteve të tij anëtare, të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të parandaluar rritjen e shkallës së ekzekutimeve dhe të dërgojnë një delegacion hetues ndërkombëtar të OKB-së për të vizituar burgjet dhe te takohen me të burgosurit. Dosja e regjimit të mullahëve për shkeljet e të drejtave të njeriut duhet t’i referohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe liderët e tij, veçanërisht Khamenei dhe Raisi, duhet të sillen para drejtësisë për katër dekada të krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit.