Tuesday, January 31, 2023

Gjyqi suedez që erdhi në Shqipëri për të dëgjuar dëshmitë e Muxhahedinëve mbaroi sot.

Kenneth LewisMë 3 maj 2022, përfundoi në Suedi gjyqi për Hamid Nouri, autor i masakrës së vitit 1988 në Iran ndaj 30000 të burgosurve politikë, më shumë se 90 për qind e të cilëve ishin anëtarë dhe përkrahës të Muxhahedinëve iranianë. Dënimi i kërkuar nga prokurori për Hamid Nourin është ai maksimal, me burgim të përjetshëm.

Vlen të përmendet që Gjykata e Stokholmit u zhvendos në gjykatën e Durrësit për nëntë ditë nga data 10 deri më 18 nëntor 2021. Ky ishte një zhvillim i rëndësishëm që ndodhi në vendin tonë. Gjashtë gjyqtarë suedezë dhe dy prokurorë vendosën të dëgjonin dëshmitë e muxhahedinëve në Shqipëri si dëshmitarë dhe viktima të një prej ngjarjeve më tronditëse në Iran. 30000 të burgosur politikë u masakruan pas një urdhëri për vrasje nga zyrtarët më të lartë të Iranit.

Gjatë këtij procesi, dhjetëra paditës dhe dëshmitarë Muxhahedinë në Shqipëri, me një mori provash që nuk linin asnjë dyshim se Hamid Nouri ishte i përfshirë drejtpërdrejt në masakrën e të burgosurve politikë të vitit 1988, dëshmuan se ky ishte një krim i madh kundër njerëzimit.

Në bazë të të gjithë dokumenteve të paraqitura në gjykatë, prokurori i gjykatës kërkoi dënimin më të ashpër, pra burgim të përjetshëm, për Hamid Nourin, i cili ishte i përfshirë në gjenocid.

  1. Leëis shpjegoi se si mbështetja e gjerë për Muxhahedinët që u përhap në Iran në fillim të regjimit të Khomeinit në 1979, shkaktoi zemërimin dhe shqetësimin e Khomeinit për diktaturën e tij.

Kenneth Leëis më pas foli për ekzekutimet dhe abuzimet e kryera nga regjimi klerikal në vitet 1980, duke treguar imazhe të publikimit në gazeta nga regjimi të fotove të disa adoleshentëve të arrestuar gjatë protestave dhe të ekzekutuar pa gjyq.

Kenneth Leëis tha: “Ekzekutimet masive të të burgosurve politikë në vitin 1988 u kryen njëkohësisht në të gjitha burgjet në Iran.

Sipas llogaritjeve të Muxhahedinëve numri i të ekzekutuarve ishte rreth 30,000, prej të cilëve 90% ishin anëtarë të MEK. Këto statistika janë konfirmuar edhe nga burime të tjera.

Kenneth Leëis shtoi se aktakuza për Hamid Nouri-n është, në fakt, një aktakuzë për të gjithë regjimin iranian.

Njëkohësisht me zhvillimin e gjyqit, përfaqësues të MEK, familjarë të viktimave dhe mbështetës të Muxhahedinëve organizuan demonstrata të mëdha para gjykatës, duke kërkuar ndjekjen penale dhe dënimin e udhëheqësve të regjimit të mullahëve, veçanërisht Khameneit dhe Raisit, për përfshirjen e tyre në gjenocid.

Perceptimi i regjimit është se ata kanë shkuar aq larg saqë Ministria e Jashtme suedeze ka njoftuar se qytetarët suedezë nuk duhet të udhëtojnë drejt Iranit.