Friday, March 29, 2024

Disa Zyrtarë Amerikanë Nuk Mund t’i Kalojnë Pushimet në Iran, Pasi Regjimi i Ka Futur në Listën e Zezë Për Mbështetje Ndaj MEK

Në një lëvizje krejtësisht qesharake, teokracia që sundon Iranin përditësoi listën e zezë të zyrtarëve amerikanë që kanë mbështetur opozitën Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK). Duket se këta personalitete dhe ligjvënës nuk mund të kalojnë pushimet në Iran nën qeverinë që mban rekordin botëror të varjeve për frymë!

Rreth 61 zyrtarë janë shtuar në listën e zezë të regjimit, duke përfshirë ish-sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo, senatorin demokrat Robert Menendez nga Neë Jersey, kolegun e tij republikan, senatorin Ted Cruz nga Teksasi dhe disa anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, duke përfshirë Udhëheqësin e Pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy. Disa prej këtyre personaliteteve reaguan ndaj këtij etiketimi, duke përfshirë ambasadorin Nathan Sales, ish-ambasadori i lartë i Byrosë së Departamentit të Shtetit për Antiterrorizmin. “Krenar që i bashkohem këtij klubi të shquar”, shkroi Ambasadori Sales në Twitter.

Këto sanksione, të cilat kanë në shënjestër dhjetëra amerikanë, i lejojnë regjimit të konfiskojë çdo pasuri që ata mbajnë në Iran. Por meqenëse zyrtarët e listuar të SHBA-së nuk kanë asgjë në Iran, këto hapa “ka të ngjarë të jenë simbolikë”, siç përshkroi Reuters në një raport më 16 korrik.

Kumbari i terrorizmit në botë ka vendosur sanksione ndaj zyrtarëve amerikanë për mbështetjen e MEK-ut, ndërsa diplomati-terrorist i regjimit, Assadollah Assadi, u arrestua në korrik 2018 për komplotin për të hedhur në erë “Samitin Botëror për Iranin e Lirë” të Rezistencës Iraniane në Paris. Shumë prej politikanëve dhe ligjvënësve të shquar amerikanë në listën e zezë morën pjesë në tubimin e vitit 2018, dhe disa janë paditës në çështjen e Assadit.

Sanksionet e reja të Teheranit janë të pakuptimta dhe më tepër një gjest absurd për të ruajtur imazhin pas marrjes së disa goditjeve të rënda nga Rezistenca Iraniane. Ky veprim patetik vjen disa ditë pasi një gjykatë në Suedi dënoi me burgim të përjetshëm Hamid Noury-n, një zyrtar burgu që mori pjesë në masakrën ndaj 30,000 të burgosurve politikë, kryesisht anëtarë të MEK, në vitin 1988.

Për më tepër, ndërsa regjimi kishte shpresa të mëdha se traktati i tij me Belgjikën për shkëmbimin e të burgosurve mund të rezultonte në lirimin e Asadit, mobilizimi global i Rezistencës Iraniane e ka penguar qeverinë e Belgjikës ta zbatojë këtë traktat deri më tani.

Në një deklaratë më 16 korrik, të transmetuar në televizionin satelitor të opozitës iraniane Simay-e Azadi, Z. Massoud Rajavi, Udhëheqësi i Rezistencës Iraniane, komentoi etiketimin terrorist nga regjimi të dhjetëra ligjvënësve dhe personaliteteve të shquara dypartiake amerikane.

“Këta 61 personalitete ishin ndër paditësit në çështjen e terrorizmit në Belgjikë, që përfshinte terrorizëm të drejtuar nga fashizmi fetar në pushtet në Iran. Kjo është një tjetër arsye pse qeveria belge nuk duhet ta lirojë diplomatin komplotues dhe bashkëpunëtorët e tij. Duke marrë parasysh etiketimin e personaliteteve amerikane nga regjimi, lirimi i Assadit dhe bashkëpunëtorëve të tij është një shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar, dhe veçanërisht Rezolutës 1373 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së,” tha zoti Rajavi.

Regjimi iranian përballet me një shoqëri të paqëndrueshme. Më 16 korrik, pensionistët në të gjithë Iranin zhvilluan protesta, duke kritikuar liderin e regjimit, kryesisht presidentin Ebrahim Raisi. Protestat po zgjerohen në të gjithë vendin për shkak të rritjes së krizave sociale dhe ekonomike që vijnë nga korrupsioni, keqmenaxhimi dhe paaftësia e regjimit. Përveç kësaj, gjithnjë e më shumë të rinj iranianë po tërhiqen nga MEK dhe numri në rritje i aktiviteteve nga Njësitë e Rezistencës së MEK në të gjithë vendin e ka tmerruar regjimin.

Nga ana tjetër, pas disa raundesh bisedime të kota bërthamore me teokracinë që sundon Iranin, në lidhje me programin e tij bërthamor klandestin, duket se fuqitë perëndimore po humbasin shpresën për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA). Prandaj, regjimi po përballet me mundësinë e një izolimi më të madh ndërkombëtar.

Këto kriza kanë një ndikim të madh tek zyrtarët e regjimit dhe demoralizojnë forcat e tij. Për të rritur moralin e tyre, Teherani bën gjeste boshe, si sanksionimi i zyrtarëve amerikanë ose pengmarrja e shtetasve të huaj dhe vazhdimi i shantazhit bërthamor për të përfituar më shumë lëshime nga Perëndimi. Por këto veprime janë një dëshmi e dobësisë së regjimit, jo e fuqisë së tij. Siç tha zoti Rajavi, komuniteti ndërkombëtar duhet t’i përgjigjet me vendosmëri terrorizmit të shfrenuar të regjimit dhe t’i japë fund paqësimit të ajatollahëve në Iran.