
Në këtë event pati një fjalim të spikatur nga Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e NCRI. Znj. Rajavi prezantoi temën duke vënë në dukje se festimi i Ditës së Gruas këtë vit po ndodh përballë sfondit të trazirave të zgjatura brenda Iranit, sidomos në provincën jug-lindore të Sistan dhe Baluchistan.
Këtë ajo e përshkroi si “një kryengritje me dhjetëra martirë, ku të rinjtë kanë sulmuar me guxim godinën e Guvernatorit dhe qendrat e Gardës Revolucionare e Forcave të Sigurisë së Shtetit.” Gjithashtu, Znj. Rajavi tha se këto veprime “demonstrojnë vendosmërinë e popullit iranian për ta përmbysur regjimin” dhe janë pjesë e një zinxhiri të pathyer aktivizmi e trazirash që daton të paktën që nga dhjetori 2017.
Në atë kohë pati shpërthyer një protestë në qytetin Mashhad ndaj përkeqësimit të ekonomisë, protestë e cila i dha shkëndijën një lëvizjeje që përfshiu me shpejtësi mbi 100 qytete të mëdha e të vogla. Teksa rritej, kjo lëvizje protestuese e ndryshoi fokusin nga ankesat për problemet ekonomike tek thirrjet e drejtpërdrejta për ndryshim regjimi, me qindra mijëra pjesëmarrës që thërrisnin me sllogane si “vdekje diktatorit” dhe “reformistë, konservatorë, loja mbaroi.”





