Thursday, March 28, 2024

Tribunali Ndërkombëtar Aban rifilloi sot

Tribunali Ndërkombëtar Aban, një gjyq për të hetuar goditjen dhe vrasjen e protestuesve në nëntor 2019 në Iran, rifilloi raundin e dytë me dyer të mbyllura në Londër, të premten, më 4 shkurt. Sipas organizatorëve, gjyqi do të vazhdojë deri të dielën, 6 shkurt, por vetëm gazetarët lejohen të marrin pjesë në seancat për të garantuar sigurinë e 100 dëshmitarëve të rinj që do të dëgjohen.

 

Dita e parë e kësaj gjykate filloi me fjalimin e Wayne Jordash QC, kryetar i Gjykatës. Ai përsëriti se regjimi iranian ka refuzuar të hetojë krimet e kryera gjatë kryengritjes së nëntorit 2019 dhe ka refuzuar t’i përgjigjet çdo kërkese nga gjykata.

 

Sot dëshmoi gruaja e një prej dëshmorëve të kryengritjes së Nëntorit 2019, një prej të arrestuarve, si dhe një dëshmitare e masakrës së njerëzve në kënetën e Mahshahr, në Iranin e Jugut.

 

Numri i zyrtarëve të regjimit të akuzuar në seancën e parë ishte 133 dhe në raundin e dytë, të pandehurve iu shtuan edhe 27 zyrtarë të tjerë të regjimit, duke përfshirë guvernatorët e Kermanit dhe Isfahanit, komandantin e forcave tokësore të ushtrisë, si dhe 24 të tjerë. Të pandehurit janë akuzuar për vrasje, burgim të paligjshëm, zhdukje me forcë, plagosje dhe goditje të rëndë të demonstruesve.

 

Sipas zyrtarëve të gjykatës, vendimi është dashur të shpallet në raundin e dytë, por për shkak të një numri të madh dëshmish dhe rasteve të rënda kundër zyrtarëve të regjimit, vendimi do të shtyhet deri në fund të pranverës së vitit 2022.