Saturday, July 27, 2024

Sulm i ri me acid raportohet në Teheran

Një tjetër vajzë e re ra viktimë e një sulmi me acid në lagjen ‘Tarasht’ të Teheranit. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Tasnim, në orën 19:30 të së hënës, më 13 shtator, banorët e lagjes Tarasht Jugor dëgjuan një grua duke bërtitur për ndihmë dhe nxituan drejt burimit të britmave. Me të mbërritur, personat mësuan se e reja kishte rënë pak minuta më parë viktimë e një sulmi me acid nga një motoçiklist.

Vajza është dërguar në spital dhe aktualisht po pëson djegie në fytyrë, krahë dhe trup. Përgjatë viteve, thirrja e zyrtarëve shtetërorë për masa më të rrepta kundër grave dhe vajzave që refuzojnë të mbajnë hixhabin e detyrueshëm ka nisur shumë sulme me acid nga forcat reaksionare të lidhura me shtetin si militantët Basij apo Hezbollah.