
Raporti nënvizon ekzekutimet e vazhdueshme në Iran, arrestimet dhe burgosjet arbitrare, zhdukjet me forcë, dënimet me burgim të gjatë, dhe torturimin e disidentëve.
“Të burgosurit e ndërgjegjes, aktivistët politikë, mbrojtësit e të drejtave njerëzore, dhe avokatët përjashtohen në mënyrë të padrejtë nga lirimi i përkohshëm. Disa të burgosur politikë kanë qenë të burgosur për vite të tëra pa asnjë ditë leje. Për shembull, Maryam Akbari Monfared, e cila është dënuar me 15 vjet burgim për pjesëmarrje në protestat e 2009-ës, i ka kaluar në burg 12 vitet e fundit,” lexon një pjesë e raportit, duke hedhur dritë mbi situatën e Maryam Akbari Monfared. Motra dhe vëllai i Znj. Akbari Monfared janë ekzekutuar në masakrën e 1988-ës ndaj 30,000 të burgosurve politikë.





