Friday, January 27, 2023

Përvjetori i Protestave të 2019-ës në Iran: Zyrtarët dhe Mediat e Regjimit Paralajmërojnë për një Tjetër Kryengritje.

15 nëntori shënon përvjetorin e protestave të mëdha të Iranit në nëntor 2019. Pas tre vitesh, duket qartë që regjimi është ende i frikësuar nga shoqëria e trazuar dhe e ndjek ende makthi i hidhur i atyre protestave.

Të martën, një sulm masiv kibernetik çrregulloi shitjen e gazolinës. Në një tabelë dixhitale trafiku në Isfahan shkruhej “Khamenei, ku është karburanti ynë?” duke iu referuar liderit suprem dhe autoritetit më të lartë të regjimit, Ali Khamenei.
Protestat e mëdha të Iranit në nëntor 2019 shpërthyen pas një rritjeje të papritur të çmimit të karburantit. Këto protesta shpejt u kthyen në një kryengritje mbarëkombëtare, me njerëzit që thërrisnin me sllogane kundër regjimit në tërësi. Khamenei i dha urdhër Gardës Revolucionare (IRGC) që të “bëjë ç’të jetë nevoja për t’i dhënë fund,” siç raportoi më vonë Reuters.

Forcat e IRGC-së vranë mbi 1500 protestues brenda vetëm pak ditësh. Ndërkohë që regjimi është përpjekur ta minimizojë ose ta fshehtë këtë krim, shoqëria e trazuar e Iranit nuk e ka harruar atë që ka ndodhur gjatë atyre ditëve të tmerrshme të nëntorit 2019.
Ditët e fundit, disa familjarë të dëshmorëve të nëntorit 2019 kanë publikuar çertifikatat e vdekjes të këtyre dëshmorëve, ku thuhet se ata janë qëlluar për vdekje. Nëna e Pejman Gholipour, një djali 18 vjeç që është qëlluar gjashtë herë në 2019-ën, ka publikuar çertifikatën e vdekjes të tij, e cila tregon se ai është vrarë “nga luftime jashtë luftës.”

Protestat e mëdha të Iranit nisën fillimisht për shkak të rritjes së presionit ekonomik mbi popullin. Pas tre vitesh, krizat ekonomike dhe shoqërore të vendit janë përkeqësuar edhe më tej. Prandaj, shoqëria e Iranit është në prag të një shpërthimi.
Faqja shtetërore Jamaran, në maj 2020, shkruante: “Një protestë e qenësishme, e natyrshme, dhe qytetare, e cila rrjedh nga zemërimi, mosmiratimi, dhe irritimi i të rinjve dhe adoleshentëve në këtë vend. Kjo protestë i ka rrënjët në ngjarjet ekonomike, shoqërore, politike, dhe psikologjike të dy dekadave të fundit.