Saturday, July 27, 2024

Një person goditet 35 herë me kamxhik sepse ka ‘fyer” gjykatësin, në Iranin veri-perëndimor

 

Iranian man lashed in publicNë Naqadeh të Iranit veri-perëndimor kanë rrahur me kamxhik një person, në fillim të kësaj jave, sepse kishte “fyer” një gjykatës. Sipas Agjencisë së Lajmeve për të Drejtat Njerëzore, ky person, i identifikuar si Mehdi Khairi, ka marrë 35 goditje në Njësinë e Implementimit të Dënimit të Gjykatës Publike Mohammadyar. Ai ishte gjykuar në mungesë nga kjo gjykatë në korrik.

Një burim i informuar ka thënë se Khairi kishte hyrë në debat me gjykatësin që kishte në ngarkim padinë e tij.

“Në seancën e fundit të gjyqit, atë e dënuan për faktin që kishte debatuar. Gjykatësi Karim Haji Hatamlu kishte bërë kallëzim kundër tij,” ka thënë burimi.

Ai ishte akuzuar edhe për krijimin e “rrëmujës në gjykatë” por më vonë kjo akuzë i ishte hequr.