Wednesday, February 1, 2023

Një person Baluch vritet nga policia në Iranin jugor

 

Baluch man killed - Afzal PaknejadNjë person Baluch është vrarë nga policia sot në Bandar Abbas të Iranit jugor. Sipas faqes Baloch Campaign, ky person është identifikuar si Afzal Paknejad.

Afzal merrej me shit-blerjen e makinave. Ai kishte udhëtuar drejt provincës Hormozgan dhe u qëllua pranë Bandar Abbas gjatë rrugës së kthimit. Sipas raportit, policia ka hapur zjarr mbi të pa asnjë paralajmërim.

Ky është rasti i dytë i vrasjeve arbitrare nga forcat e sigurisë të regjimit apo nga policia në korrik.

Më 2 korrik, një punëtor Baluch u vra nga policia e kufirit në Rask të Iranit jug-lindor. Ai është identifikuar si Faghir-Mohammad Lelahizehi. Faghir-Mohammad së bashku me disa të tjerë kishin dalë nga puna dhe po pushonin gjatë rrugës së kthimit kur policia e kufirit hapi zjarr mbi ta.

Një raport vjetor nga një organizatë e të drejtave njerëzore thotë se të paktën 204 qytetarë iranianë janë vrarë në mënyrë direkte ose indirekte, ose janë plagosur nga forcat iraniane të sigurisë së shtetit në 2020. Sipas këtij raporti, të paktën  74 qytetarë janë vrarë, duke përfshirë 36 kolbar, 5 transportues karburanti, dhe 33 qytetarë të tjerë. Të shtënat arbitrare të 2020-ës plagosën të paktën 130 njerëz.