Friday, March 29, 2024

Në Ditën e të Drejtave të Njeriut: Komuniteti Ndërkombëtar Duhet t’i Japë Fund Pandëshkueshmërisë së Iranit

Museum 120 years of struggle for freedom in IranMuzeu i 120 vieteve luftë për liri në Iran- Ashraf-3 Shqipëri

 

E enjtja shënon Ditën e të Drejtave të Njeriut të OKB, dhe ngre pyetjen se a do të jetë viti i ardhshëm më në fund viti kur komuniteti ndërkombëtar do të marrë masa serioze për të adresuar krimet dhe abuzimet e shpërfillura për dekada të tëra.

Pas tre dekadash padrejtësi, një grup ekspertësh të të drejtave të njeriut në Kombet e Bashkuara kanë publikuar letrën e tyre drejtuar autoriteteve të regjimit lidhur me masakrën e 1988-ës ndaj të burgosurve politikë iranianë, duke thënë se masakra e 1988-ës “mund të jetë e barasvlefshme me krime kundër njerëzimit.”

Ata përsëritën gjithashtu se, nëse regjimi refuzon të hetojë dhe “t’i zbatojë detyrimet e tij sipas ligjeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut,” ata i bëjnë thirrje “komunitetit ndërkombëtar që të marrë masa për të hetuar këto çështje, duke përfshirë edhe krijimin e një grupi hetimor ndërkombëtar.”

Politika e paqësimit e qeverive perëndimore e ka trimëruar regjimin dhe i ka dhënë atij një ndjesi pandëshkueshmërie për të vazhduar me krimet kundër njerëzimit. Tani, pas kësaj letre të cilën Amnesty International e quan një “pikë kthese,” komuniteti ndërkombëtar ka një mundësi për t’i kërkuar llogari regjimit për krimet e tij.