Friday, July 26, 2024

Mesazhi thelbësor i gjykatës Aban: Fundi i pandëshkueshmërisë së Teheranit

Një grup avokatësh të të drejtave të njeriut mbajtën një Gjykim Popullor, “Gjykimi i Mizorive të Iranit”, në Londër. Kjo gjykatë, e njohur gjithashtu si “Tribunali Aban”, u mbajt për të hetuar “krimet kundër njerëzimit” të kryera nga regjimi iranian gjatë shtypjes brutale të protestave të nëntorit 2019.

Në gjykim morën pjesë familje të viktimave të protestës në Iran, të burgosur dhe disa avokatë të të drejtave të njeriut.Zonja Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), u shpreh “Për njohje të Mizorive të Iranit, Gjykata Aban, një mekanizëm popullor dhe ndërkombëtar, është duke luajtur një rol të rëndësishëm dhe efektiv në dokumentimin e detajuar të krimet kundër njerëzimit të kryera në nëntor 2019 në Iran”.