Tuesday, January 31, 2023

Kërcënimet Terroriste të Regjimit Iranian Nxiten nga Pandëshkueshmëria që Ai Gëzon Lidhur me Dhunimet e të Drejtave Njerëzore

Rep. Eliot Engel at tribute to victims of Iran's 1988 massacre

Në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA ditët e fundit është prezantuar një rezolutë e cila shpreh “mbështetje për dëshirën e popullit iranian për një Republikë demokratike, laike, dhe jo-bërthamore të Iranit” dhe dënon “dhunimet e të drejtave njerëzore dhe terrorizmin shtetëror të qeverisë iraniane.” Pjesa më e madhe e këtij dokumenti i përkushtohet katalogimit të disa prej veprimtarive malinje më të fundit dhe më të rënda të regjimit, dhe përmbyllet me rekomandimin për një politikë multilaterale perëndimore që t’i kërkojë llogari regjimit për “shkeljen e privilegjeve diplomatike” dhe të mbrojë të drejtën e popullit iranian për të vepruar për ndryshim regjimi në atdheun e tij.

  1. Res. 118e bën të qartë që pengesat ndaj kësaj të drejte janë të rënda, të qëndrueshme, dhe aspak të kufizuara brenda kufijve territorialë të Iranit. Rezoluta thekson, për shembull, se katër operativë iranianë duke përfshirë një diplomat të lartë janë dënuar nga një gjykatë belge në shkurt për faktin që kanë komplotuar për të shpërthyer lëndë eksplozive pranë Parisit, në tubimin e përvitshëm të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI). Është e qartë që ky komplot i vitit 2018 ishte motivuar pjesërisht nga një kryengritje e zhvilluar në Iran në fillim të atij viti, kryengritje e cila i është atribuar në një pjesë të madhe grupit kryesor përbërës të NCRI-së, Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit(PMOI/MEK).

Duke u nisur nga fakti që kishte dhjetëra personalitete të shquara amerikane e europiane në tubimin Irani i Lirë të 2018-ës, ky komplot terrorist ishte një shembull i qartë se si interesat dhe personelet perëndimore kërcënohen nga terrorizmi i shfrenuar i regjimit. Përdorimi i terrorizmit nga regjimi kundër disidentëve daton që në ditët më të hershme të regjimit të mullahëve dhe u ka mbijetuar përpjekjeve më dramatike e autoritare për ta shtypur MEK-un. Ka vazhduar gjithashtu pavarësisht një tendence fatkeqe të ndërkombëtarëve për të heshtur përballë këtyre krimeve.