Friday, March 29, 2024

IRGC vret një person kurd në shtëpinë e tij në Iranin veri-perëndimor

Ahmad Arsan

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka vrarë një burrë iraniano-kurd më 14 prill në shtëpinë e tij në një fshat të Maku, në Iranin veri-perëndimor, raportoi sot një grup kurd i të drejtave njerëzore.

Organizata Hengaw e ka identifikuar këtë person si 40-vjeçarin Ahmad Arsan, i cili ka qenë shofer taksie.

Raporti thotë se forcat e IRGC ia rrethuan shtëpinë dhe hapën zjarr me armë të lehta e gjysmë të rënda.

Dëshmitarët okularë kanë thënë se forcat e IRGC e kanë mbështjellë me batanije trupin e tij të plagosur rëndë dhe e kanë marrë me vete. Pas dy ditësh, IRGC shpalli se ai kishte vdekur.

“Forcat e IRGC pretendojnë se ky person ishte përplasur me ta pavarësisht faktit që ai nuk kishte patur me vete asnjë pushkë apo thikë,” tha një burim i informuar.

Ky burim tha për organizatën e të drejtave njerëzore se IRGC ka kërcënuar familjen e të vrarit dhe e ka detyruar të mbajë një ceremoni mortore për Ahmad Arsan pa i dhënë shpjegime dhe pa ia dorëzuar trupin.