Sunday, January 29, 2023

Irani Var Dy të Burgosur të Tjerë, Ende pa Marrë Raisi Pushtetin

Më 18 qershor, në Iran u zhvilluan zgjedhjet e 13-ta presidenciale që nga fillimi i sundimit të ajatollahëve në 1979-ën. Siç ishte parashikuar, Kryegjyqtari Ebrahim Raisi, kandidati i preferuar i Liderit Suprem Ali Khamenei, i fitoi lehtësisht zgjedhjet.

Raisi është një nga autoritetet gjyqësore më famëkeqe të Iranit, dhe ka qenë i përfshirë në krime tejet të rënda, si ekzekutimet jashtë-gjyqësore të 1988-ës. Në atë kohë, ai kishte një rol kryesor në ‘komisionet e vdekjes’ si Zëvendës Prokuror i Teheranit.

Ai dhe anëtarë të tjerë të ‘komisioneve të vdekjes’ në qytete të ndryshme raportohet të kenë dërguar për varje mbi 30,000 të burgosur politikë, shumica të lidhur me Mojahedin-e Khalq (MEK/PMOI).

Gjatë fushatës presidenciale të 2017-ës, Presidenti Hassan Rouhani e përshkroi Raisi-n si një njeri që di vetëm të burgosë e të ekzekutojë. “Populli ynë do të deklarojë edhe një herë se nuk i do ata që kanë kuptuar vetëm ekzekutim e burg gjatë 38 viteve të fundit,” pati thënë Rouhani në një fushatë në qytetin Hamedan, në maj 2017.

Falë performancave të tij të pamëshirshme, Raisi u emërua Kryegjyqtar nga Khamenei më 7 mars 2019. Gjatë mandatit të tij si kryegjyqtar, ai ka miratur qindra dënime me vdekje kundër të burgosurve politikë, grave, kundërvajtësve minorenë, minoriteteve fetare dhe etnike, dhe të burgosurve të rëndomtë.

Ekzekutohet një Person që Ishte Dorëzuar Vetë për Vrasje

Mëngjesin e së dielës, 20 qershor, autoritetet në Iran varën Ramin Saadat Biglou, nga qyteti Zanjan, në burgun Chubin Dar të provincës Qazvin. Katër vjet më parë, ai ishte dorëzuar vetë në Forcat e Sigurisë së Shtetit (SSF) për vrasje.

Sipas Saadat Biglou, viktimës duhej t’i shlyheshin 100 milion rial [$2,500]. Ngjarja kishte nisur me një debat verbal. “E përplasa për mur. Pashë që po i rridhte gjak nga koka dhe kur ai vdiq, u frikësova dhe ia mbatha,” kishte thënë Saadat Biglou. Por gjithsesi, ai ishte dorëzuar vetë tek autoritetet pas 24 orësh.

Ekzekutohet një Sportist

Gjithashtu, mëngjesin e të martës, 21 qershor, autoritetet implementuan dënimin me vdekje për Habib Rezaei, portierin e një ekipi vendas në kontenë Salmas. Sipas një burimi me njohuri për këtë rast, ai kishte vrarë një qytetar në një konflikt personal tre vjet më parë. Gjykata vendase e dënoi menjëherë me vdekje, dhe ky vendim u miratua nga Gjykata Supreme pak më vonë.

Sipas shoqatës për të drejtat njerëzore, Jo Burgut – Jo Ekzekutimit, autoritetet iraniane kanë implementuar të paktën 45 dënime me vdekje gjatë vitit të ri pers që nisi më 21 mars. Ndërkohë, aktivistët e të drejtave njerëzore besojnë se qeveria nuk e shpall numrin e vërtetë të të burgosurve të ekzekutuar, pasi edhe ekzekutimet e sipër-përmendura nuk janë deklaruar ende nga Drejtësia apo mediat shtetërore.

Forcat e Sigurisë Rrahin Qytetarët, Duke Lënë Një të Vdekur dhe Një Tjetër në Gjendje Kritike në Terapi Intensive

Të mërkurën më 16 qershor, forcat e sigurisë në policinë e Suran rrahën dhe torturuan për vdekje qytetarin Baluch, Massoud Kahnagi Gongi. Një natë më parë, vendasit e kishin kapur Kahnagi Gongi-n dhe një person tjetër ndërkohë që ata po vidhnin një motoçikletë në fshatin Nasser-Abad, dhe e kishin dorëzuar atë në polici.

Nga ana tjetër, të martën më 15 qershor, forcat e sigurisë rrahën dhe torturuan qytetarin Baluch, Rezvan Blark, pasi ai i ishte drejtuar policisë së Kampit Chabahar për të bërë kallëzim kundër dikujt tjetër. Për shkak të intensitetit të goditjeve, ai ka qëndruar në njësinë e terapisë intensive të spitalit Imam Ali për dy ditë. Sipas banorëve, gjendja e tij shëndetësore është ende kritike pas pesë ditësh.