Thursday, March 28, 2024

Irani kërcënon familjet e protestuesve të vrarë, me afrimin e përvjetorit të protestave të nëntorit 2019

Iran threatens families of slain protesters as Nov 2019 protest anniversary approachesForcat iraniane të sigurisë kanë kërcënuar nënat dhe familjarët e burrave dhe grave që janë qëlluar për vdekje gjatë protestave mbarëkombëtare në nëntor 2019.

Në një postim në Twitter, nëna e protestuesit të vrarë Pouya Bakhtiyari shkruan se ia kanë bastisur shtëpinë dhe ia kanë konfiskuar sendet personale, përfshirë telefonin celular.

“Ata menduan se, duke ma bastisur shtëpinë e duke ma marrë celularin e sendet personale, mund ta heshtnin thirrjen time për drejtësi, por e kishin gabim,” shkruhet në postimin e saj më 17 tetor.

Edhe familjarë të tjerë të protestuesve të vrarë kanë shkruar në Instagram se janë kërcënuar nga agjentë të inteligjencës.

Reporterja iraniane Mahrokh Gholamhosseinpour ka shkruar gjithashtu në Twitter se familjarët e protestuesve të vrarë janë thirrur nga forcat e sigurisë. Mahrokh shkruan se, me afrimin e përvjetorit të protestave anti-qeveritare të nëntorit, janë thirrur për paraqitje të paktën gjashtë nëna protestuesish të vrarë.

“Forcat e sigurisë i kanë thirrur shumicën e familjarëve të protestuesve të vrarë që të paraqiten nesër. Të paktën gjashtë nëna protestuesish të vrarë më kanë thënë se e njëjta gjë ka ndodhur edhe vitin e shkuar afër përvjetorit të protestave të nëntorit. Ata u dërgojnë njoftime familjeve, dhe në disa raste madje (i detyrojnë ata) të japin garanci, nga frika se mund të zhvillojnë ceremoni apo të flasin në media,” shkruan Mahrokh.

Kjo nuk është hera e parë që familjarët e protestuesve të vrarë gjatë protestave anti-qeveritare të nëntorit 2019 marrin kërcënime.