Irani dënon babain e tre fëmijëve me 40 goditje kamxhiku për vjedhjen e arrave shqeme

717

Iran flogging

Image from file

Gjykata Penale e Teheranit ka dënuar një baba tre fëmijësh me burg dhe 40 goditje kamxhiku dje. Sipas Agjencisë së Lajmeve për të Drejtat e Njeriut, ai akuzohet për vjedhjen e tre çantave me arra shqeme.

Padia është publikuar nga një pedagog i Universitetit të Teheranit, dhe në të thuhet se ai është baba i tre fëmijëve të vegjël. Rrahja me kamxhik në Iran jepet rregullisht si dënim për krime të vogla si vjedhja, kundër disidentëve, si dhe për 100 “vepra penale” të tjera.

Regjimi iranian është një nga shtetet e pakta që vazhdojnë ende të përdorin ndëshkime poshtëruese, edhe pse të gjitha konventat ndërkombëtare për të drejtat civile e politike e kanë ndaluar përdorimin e ndëshkimeve çnjerëzore si ekzekutimi dhe goditja me kamxhik.

Goditja me kamxhik në Iran jepet rregullisht si ndëshkim nga regjimi për protestuesit, disidentët, dhe për personat e akuzuar për tradhëti bashkëshortore e vjedhje, mes të tjerash. Goditja me kamxhik është një ndëshkim mizor e poshtërues dhe është e barasvlefshme me torturën.