Navid, Vahid dhe Habib Afkari Sangari u arrestuan për pjesëmarrjen e tyre në protestat mbarëkombëtare në gusht 2018
I ashtuquajturi gjyqësor në Iran nën regjimin e mullahëve ka dënuar një protestues në Shiraz, në jug-qendrën e Iranit me dy vendime, burg, dhe goditje me kamxhik, ndërsa dy nga vëllezërit e tij janë dënuar me gjithsej 81 vjet burg dhe goditje me kamxhik për pjesmarrje në protestat në vitin 2018. Navid, Vahid dhe Habib Afkari Sangari u arrestuan për pjesëmarrje në protestat që u përhapën në të gjithë Iranin në gusht 2018. Të tre vëllezërit u gjykuan në Gjykatën Penale në Shiraz dhe Gjykatën Revolucionare, duke u përballur me akuza për fyerje të Kryetarit tëregjimit Suprem Ali Khamenei, duke inkurajuar banorët lokalë të bashkohen me protestat kundër regjimit, organizimin e një grupi dhe pjesëmarrjen në protesta, dhe me akuzave të tjera, sipas raporteve të ndryshme. Marjam Raxhavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), i dënoi këto masa të egra si nismë e dëshpëruar e regjimit për të parandaluar protestat e ardhshme.
Procesi i gabuar, përdorimi i torturave
Navid, një mundës i respektuar pa precedentë penalë, dhe dy vëllezërit e tij kishin marrë pjesë në protestat e vitit 2018. Si rezultat, “gjyqësori e vlerësoi pjesëmarrjen e të tre vëllezërve si organizatë e një grupi,” sipas një burimi i cili bisedoi me Agjencinë e Lajmeve për të Drejtat e Njeriut dhe kërkoi që të mos përmëndej emri I tij për arsye sigurie. Burimi tha se autoritetet kishin akuzuar tre vëllezërit për role kryesore në protestat që shpërthyen në qytetet Kazerun dhe Shiraz në gusht 2018.
Regjimi i drejtohet ekzekutimeve politike për të parandaluar protestat e ardhshme
Regjimi iranian ekzekuton të burgosurit politikë dhe mundohet të frikësojë protestuesit me qëllim që të parandalojë protestat e ardhshme. Më 5 gusht, regjimi iranian vari një të burgosur politik në Iranin qendror. Mostafa Salehi u mbajt në paraburgim gjatë protestave në Isfahan dy vjet më parë. Tri protestues të tjerë në Teheran dhe pesë protestues në Isfahan janë dënuar me vdekje.