Iran: Vdekje e dyshimtë e Shahin Naseri në Burgun e Teheranit të Madh, një i Burguari që kishte Dëshmuar për Torturat e Navid Afkarit

578

Shkruar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

Right: A young Navid Afkari Left: Written testimony about Navid's torture by Shahin Naseri Majtas: Një i ri Navid Afkari Djathtas: Dëshmi me shkrim rreth torturës së Navidit nga Shahin Naseri

Thirrje për një hetim ndërkombëtar për krimet e fashizmit fetar në burgje

Shahin Naseri, një i burgosur i ri që kishte qenë dëshmitar i torturës së dëshmorit Navid Afkari (ekzekutuar për pjesëmarrje në kryengritjen e vitit 2018), vdiq në mënyrë të dyshimtë në Burgun e Teheranit të Madh. Thuhet se në mëngjesin e së Mërkurës, 22 Shtator, familja e tij u informua se ata duhet të shkonin në “Gjykatën Penale të Teheranit” për të marrë trupin e djalit të tyre. Ndërkohë, lajmi për vdekjen e të burgosurit ishte publikuar në mediat sociale të hënën, 20 shtator.

Sipas raporteve të publikuara në internet, në një audio në shtator 2020, Shahin Naseri kishte zbuluar torturat e shkaktuara ndaj Navid Afkari, për të cilat ai kishte qenë dëshmitar ndërsa ishte në burgun Shiraz. Pas këtij zbulimi, gjyqësori i regjimit e internoi Shahin Naserin nga Burgu Shiraz (Irani Jugor) në Burgun e Teheranit të Madh (Irani Qendror). Sipas raporteve nga burgu i Teheranit të Madh, rreth 10 ditë më parë, në përvjetorin e martirizimit të Navid Afkari, Shahin Naseri u transferua nga një repart publik në izolim. Karta e tij SIM e telefonit u konfiskua, duke i ndërprerë kontaktet me pjesën e jashtme të burgut.

Të martën, 31 gusht 2021, në një krim tjetër të tmerrshëm, përkrahësit e Khamenei vranë një të burgosur me emrin Hadi Atazadeh në burgun Ahar duke e torturuar dhe fshikulluar atë.

Duke theksuar se vrasja e të burgosurve është një praktikë e zakonshme në burgjet e fashizmit fetar, Rezistenca Iraniane edhe një herë i bën thirrje Kombeve të Bashkuara që të formojnë një mision hetimor ndërkombëtar për të vizituar burgjet e Iranit, për t’u takuar me të burgosurit dhe për të hetuar krimet e regjimit klerikal në burgjet, veçanërisht vdekja e Shahin Naseri.