Wednesday, February 1, 2023

Iran: Thirrje Ndërkombëtare për të Parandaluar Ekzekutimin e Hossein Shahbazi, 17 Vjeç në Kohën e Arrestimit

Rezistenca Iraniane i bën thirrje Komisioneres së Lartë të Kombeve të Bashkuara dhe Këshillit të OKB për të Drejtat Njerëzore, si dhe raportuesve të OKB që të marrin masa urgjente për të parandaluar ekzekutimin kriminal të Hossein Shahbazi në burgun Adelabad në Shiraz. Ai ka tre vjet në burg dhe ka qenë 17 vjeç kur u arrestua si i dyshuar për një krim. Raportet tregojnë se ai do të ekzekutohet të hënën, më 28 qershor, nga regjimi i kryesuar prej ithtarit Ebrahim Raisi. Pas arrestimit, Shahbazi është torturuar dhe keqtrajtuar, dhe është dënuar me vdekje nga Dega e Tretë e Gjykatës Penale të provincës Fars.

Ekzekutimi i personave që kanë qenë nën 18 vjeç në kohën e arrestimit (minorenë) është një tjetër shkelje e rregullt e të drejtave njerëzore nga regjimi klerikal, dhe gjithnjë e më shumë minorenë janë në pritje të ekzekutimit nëpër burgjet e regjimit. Këto krime të turpshme janë një shkelje e qartë e traktateve e konventave ndërkombëtare të cilat i ka nënshkruar zyrtarisht regjimi iranian.