Saturday, July 27, 2024

Iran: Tetë Ekzekutime në Pesë Dite, 87 Ekzekutime që nga 20 Marsi

execution-gallows2I Priten Gishtat të Burgosurve në Burgun Evin

I tmerruar nga protestat e gjera dhe për të krijuar një atmosfere terrori, regjimi klerikal vazhdon represionine ashpër, torturën dhe ekzekutimin.

Për këtë qëllim, në Burgun Qendror të Rashtit, të enjten, më 1 qershor 2022, regjimi vari dy të burgosur, Behnam Khanjani dhe Farhad Ramezanian. Farhad Ramezanian kishte shtatë vjet i burgosur. Allah-Nazar Esmail-Zehi u ekzekutua në burgun Damghan më 31 maj. Një ditë më parë u ekzekutua një i burgosur në burgun Saveh dhe më 29 maj u varën edhe një 27-vjeçar në burgun Vakilabad në Mashhad dhe një 25-vjeçar në Burgun Qendror të Karaj. Më 28 maj, Hamidollah Sahraei dhe Nader Gargij u varën në burgjet Chahbahar dhe Zabol. Kështu, numri i ekzekutimeve të regjistruara në Iran që nga Viti i Ri pers (që filloi më 21 mars 2022) ka arritur të paktën në 87.

Në një tjetër akt kriminal, regjimi klerikal i preu katër gishta një të burgosuri në burgun Evin më 31 maj. Së fundmi, në një nga dhomat mjekësore të burgut Evin është vendosur një pajisje e quajtur gijotinë për të prerë duart e të burgosurve.

Për më tepër, regjimi klerikal vazhdon t’i vrasë të burgosurit duke i privuar nga trajtimi mjekësor. Javad Amirkhani dhe Gol Agha Naroui vdiqën në burgjet Gohardasht dhe Birjand, përkatësisht më 30 dhe 27 maj, për shkak të mungesës së trajtimit mjekësor.

Në gjashtë deklarata të lëshuara në maj, Komiteti i Sigurisë dhe Anti-terrorizmit i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) ekspozoi një sasi të madhe të dokumenteve të klasifikuara të Organizatës së Burgjeve, që tregonin përkeqësimin e situatës së dhomave të torturës dhe burgjeve të regjimit.

Rezistenca Iraniane u bën thirrje Kombeve të Bashkuara dhe të gjitha organizatave të të drejtave të njeriut, Bashkimit Evropian dhe shteteve anëtare të tij që të dënojnë këto ekzekutime barbare dhe trajtimin brutal të regjimit ndaj të burgosurve, dhe të ndërmarrin veprime urgjente për të shpëtuar jetën e mijëra të dënuarve me vdekje.