Sunday, February 5, 2023

Iran: Shkatërrimi i Varreve Masive për të Fshehur Kimet Kundër Njerëzimit

iran-khavaran-cemetry

Sipas raporteve të fundit, regjimi iranian është në prag të implementimit të planeve për të shkatërruar zonat e varreve masive në varrezën Khavaran. Këto plane janë pjesë e një strategjie më të gjerë sipas së cilës regjimi iranian shkatërron provat e masakrës ndaj të burgosurve politikë, masakër e cila ka ndodhur gjatë disa muajve në 1988-ën. Ky shkatërrim pritet që të ndikojë edhe mbi varret e besimtarëve iranianë të fesë Baha’i që ndodhen aty pranë, familjet e të cilëve janë detyruar t’i varrosin të vdekurit e tyre në Khavaran.

Këto fenomene kanë qenë objekt i deklaratave të shumta të dënimit nga ana e mbrojtësve të të drejtave njerëzore dhe grupeve politike, por kjo gjë nuk ka nxitur veprim të madh nga ana e komunitetit ndërkombëtar. Në 2017-ën, Kombet e Bashkuara dhe Amnesty International publikuan raporte me detaje për shkatërrimin e varreve masive të lidhura me masakrën e 1988-ës, dhe Amnesty ripërsëriti deklaratat e shumta të mëparshme që paralajmëronin se ky shkatërrim provash rrezikon moslejimin e një llogaritjeje të plotë të bilancit të vdekjeve dhe të identiteteve të viktimave të masakrës. Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK), duke qenë grupi pro-demokracisë që ka qenë shënjestra kryesore e masakrës, thotë se mbi 30,000 njerëz janë ekzekutuar me varje nga “komisionet e vdekjes” që u mblodhën atë vit për ta shtypur opozitën ndaj regjimit.