Saturday, July 27, 2024

IRAN: PMOI bën thirrje për vizitë urgjente të OKB-së në dhomat e torturës së regjimit

Urgjente: Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) raportoi se me një bujë të madhe, Garda Revolucionare (IRGC) dhe qindra media të regjimit kishin pohuar: “Përmes masave komplekse dhe precize të inteligjencës, teknike dhe operacionale, agjentët e Organizatës së Inteligjencës IRGC” arrestoi vëllain e njërit prej martirëve të operacionit (Muxhahedin-e Khalq) Drita e Përjetshme (në korrik 1988), si person përgjegjës për transmetimin e sloganeve kundër regjimit në Pazarin Reza (qendra tregtare ) në qytetin verilindor të Mashhadit më 9 shkurt 2022.

Duke pasur parasysh skenat çnjerëzore të arrestimit, të cilat kanalet televizive të regjimit kanë transmetuar, Organizata Muxhahedine Popullore e Iranit (PMOI/MEK) i kërkoi Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut dhe organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut që të kërkojnë që regjimi t’i lejojë ato për të vizituar të afërmit e arrestuar të PMOI të mbajtur në dhomat e torturës së Khameneit.