Friday, July 26, 2024

Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi Shkon Përtej 31,500 në 294 Qytete

According to the MEK the coroanvirus death toll in Iran has exceeded 31,700 in 294 cities 18 prill 2020

Znj. Rajavi: Zyrtarët iranianë të shëndetit po imitojnë vendet europiane ku numri i vdekjeve është ulur. Shifrat e sajuara që diktohen nga lideri suprem i regjimit nuk gënjejnë askënd

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI / MEK) shpalli të shtunën më 18 prill 2020 se numri i vdekjeve nga Koronavirusi e ka tejkaluar shifrën 31,500 në 294 qytete të Iranit. Numri i viktimave në Teheran është 5,190, Khorasan Razavi 2,520, Mazandaran 2,040, Isfahan 2,210, Khuzestan 1,330, Azerbaixhani Lindor 1,120, Golestan 1,070, Kermanshah 875, Azerbaixhani Perëndimor 840, Lorestan 705, Semnan 510, dhe Qazvin 410.

Sipas burimeve mjekësore në Neyshabur, numri i viktimave atje është të paktën 270. Spitalet dhe varrezat kryesore të qytetit po përballen me probleme serioze. Në Shiraz, numri i viktimave është mbi 550. Numri i vdekjeve në Bushehr është të paktën 290. Ditët e fundit, numri i vdekjeve dhe i të infektuarve është rritur edhe në Bukan, Saqqez, dhe Piranshahr.

Dje, Abdolrasoul Hemmati, zëvendës drejtori i shëndetit në Universitetin e Shkencave Mjekësore të Shirazit, tha për agjencinë zyrtare shtetërore të lajmeve IRNA: “Me rritjen e numrit të të infektuarve me virusin, provinca Fars renditet tashmë mes zonave të kuqe. Përveç Shirazit, janë regjistruar pacientë të infektuar edhe në qytete të tjera të provincës, duke përfshirë Neyriz, Eghlid, Khorrambid, Estahban, Darab, Khafr, Farashband, Kharameh, Lamerd, Arsanjan, Larestan, Kazerun, Abadeh, Evaz, Khanj, Marvdasht, Sepidan, Ghirokarzin, Firuzabad, Jahrom, Bavanat, Zarghan, Beyza, dhe Sarchehan.

Dje, Gholamreza Shariati, Guvernatori i Khuzestanit, tha për agjencinë shtetërore të lajmeve Tasnim: “Kemi një shpërthim të numrit të të infektuarve me Koronavirusin në qytetin Ramshir (në jug-perëndim të Iranit), gjë që ka krijuar probleme serioze në qytet e në provincë.”

Ali Maher, anëtar i Taskforcës Kombëtare për Luftimin e Koronavirusit në Teheran, tha për të përditshmen shtetërore, Iran: “Numri i vdekjeve dhe pacientëve në gjendje kritike në Teheran nuk ka rënë në mënyrë të konsiderueshme… Nëse kufizimet e rrepta nuk vazhdojnë, do të përballemi me një shpërthim të sëmundjes, dhe kapacitetet tona nuk do të na e lejojnë të shtrojmë më shumë pacientë në spital. Nëse do të ketë një rritje të krizës, do të kemi pa dyshim probleme në organizimin e shtretërve të spitaleve … Mund të jetë e vërtetë që situata në vend është përmirësuar për sa i përket kurbës së vdekshmërisë. Megjithatë, në Teheran, diagrami lidhur me kurbën e shërimit dhe vdekshmërisë ka ndryshuar shumë pak dhe nuk mund të thuhet se situata është përmirësuar.”