Friday, January 27, 2023

Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi në 340 Qytete Shkon Mbi 62,100

Shkruar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

Iran: Coronavirus Death Toll in 340 Cities Exceeds 62,100Iran: Përditësim Lidhur me Koronavirusin, Mbi 62,100 Vdekje, 28 qershor 2020,

Drejtori i shërbimeve shëndetësore të regjimit në Borujerd: 50 përqind e popullit iranian në prag të infektimit me koronavirus, tre-katër përqind e të cilëve do të vdesin, d.m.th., një deri në dy milion njerëz

  • Ministria e Shëndetësisë e ka shpallur numrin e vdekjeve në 24 orët e fundit si 144, numri më i lartë në 85 ditë. 
  • Ministria e Shëndetësisë: Pacientët e identifikuar me koronavirus jashtë spitaleve janë dhjetë herë më shumë se ata që konstatohen në spitale 
  • Asnjë spital në Teheran nuk është pa virus, dhe të gjitha spitalet po përballen me koronavirusin 
  • Iraj Harirchi, Zëvendës Ministër i Shëndetësisë: 11 qytete në Azerbaixhanin Perëndimor janë të kuqe. Pas rihapjes, kemi vënë re një rritje në numrin e pacientëve 
  • Televizioni i regjimit: Me shtimin e madh të shtrimeve në spitale, spitalet e Isfahan-it kanë hyrë në një tjetër fazë kritike. Pacientët shtrohen nëpër korridore.

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) shpalli të dielën, më 28 qershor 2020, se numri i vdekjeve nga koronavirusi në 340 qytete të Iranit ka shkuar mbi 62,100.

Një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë të regjimit tha në një deklaratë se 144 njerëz kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit, numri më i lartë në 85 ditë, dhe se 2,946 pacientë janë vënë në terapi intensive, numri më i lartë në javët e fundit. Ndërkohë, drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Sëmundjeve Infektive në Ministrinë e Shëndetësisë tha për të përditshmen shtetërore Aftab më 28 qershor: “Sot, pacientët e identifikuar me koronavirus jashtë spitaleve janë dhjetë herë më shumë se ata që janë identifikuar në spitale … Është e paparashikueshme se çfarë do të ndodhë nëse Koronavirusi do të koinçidojë me gripin e zakonshëm në stinën e ftohtë.”