Saturday, July 27, 2024

Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi Arrin në 11,500 në 222 Qytete

 

Iran: Increase of the casualties of the COVID-19 Outbreak

25 Mars 2020

Maryam Rajavi: Pajisjet mjekësore dhe burimet financiare të IRGC-së dhe Zyrës së Khamenei-t duhet t’u vihen në dispozicion të varfërve

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI) shpalli mbasditen e sotme, 25 mars 2020, se Koronavirusi ua ka marrë jetën më shumë se 11,500 njerëzve në 222 qytete të Iranit. Numri i viktimave në Khorasan Razavi është 980, në Khorasan-in Verior 59, në Khuzestan 500, në Isfahan 1360, në Kermanshah 280, në Yazd 230, në Lorestan 230, në Hamadan 240, në Zanjan 150, dhe në Sistan e Baluchistan 70.

Ndërkohë që raportet dhe deklaratat e zyrtarëve të regjimit flasin për një përshkallëzim të përhapjes së virusit, viktimave, dhe mungesave të mëdha në lehtësira mjekësore, Hassan Rouhani deklaron, “Deri më sot, nuk kemi patur mungesa shtretërish, infermierësh, apo mjekësh. Madje edhe në njësitë e kujdesit intensiv (ICU), në shumicën e qyteteve e provincave, kemi rezerva. Dje isha veçanërisht i shqetësuar për Mashhad-in në këto ditë; por rezulton që 30% përqind e shtretërve në ICU janë bosh. Është bërë një planifikim i mirë”!

Presidenti i regjimit tha gjithashtu dje se, “Shtrimi në spitale (për Koronavirusin) është pakësuar dhe numri i vdekjeve po ulet.”

Ndërkohë sot, Ministria e Shëndetësisë e regjimit shpalli se numri i pacientëve të rinj të infektuar në 24 orët e fundit është 2,206, d.m.th. është rritur 25% nga dje, dhe 130% më shumë se të shtunën e kaluar.

Sot, Guvernatori i Azerbaixhanit Perëndimor tha se numri i pacientëve dhe mbartësve të virusit është disa herë më i madh se numri i raportuar.

Mohammad Hossein Ghorbani, përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gilan, tha, “Gilan mbetet ende epiqendra e krizës së Koronavirusit … Nëse fillon vala e dytë e shpërthimit të virusit, dëmet do të jenë shumë më të mëdha se në fazën e parë … Jemi të shqetësuar sepse stafi ynë mjekësor është i rraskapitur nga javë të tëra pune të rëndë e të pandalur.”

Të hënën, më 23 mars 2020, e përditshmja shtetërore Shargh citoi Grupin e Punës të Ministrisë së Shëndetësisë për Analizën Epidemiologjike, i cili thotë se deri në mes të majit, 811,000 deri në 1.16 milion njerëz do të jenë infektuar nga virusi në Iran.

Majid Farahani, një anëtar i këshillit të qytetit të Teheranit, i ka shkruar Rouhani-t se, “Kina e nisi karantinën pasi kishin humbur jetën 30 njerëz, Spanja pas 200 vdekjesh, dhe Franca pasi 175 vdekjesh. Edhe sa njerëz duhet të vdesin në Iran?” “Njerëzit shprehin shpesh pakënaqësinë e tyre lidhur me rihapjen e zyrave. Nga njëra anë u thuhet të rrinë në shtëpi e të vetëkarantinohen, por nga ana tjetër, hapen zyrat,” tha Fatemeh Zolghadr, një deputete në parlament.

Duke iu referuar komenteve të paturpshme të Rouhani-t, Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), tha: “Mullahët i kanë mbushur varrezat ndërkohë që pretendojnë në mënyrë të rreme sikur spitalet janë bosh. Ata kanë përjashtuar organizatën Doctors Without Borders, duke u mburrur se kanë mjaftueshëm kapacitete. Në të njëjtën kohë, ata thonë se sanksionet e kanë shkaktuar përhapjen e koronavirusit. Prandaj, burimet e mëdha mjekësore e financiare në duart e IRGC-së dhe zyrës së Khamenei-t duhet t’u vihen në dispozicion të varfërve.

Znj. Rajavi u kujtoi atyre që derdhin lot krokodili për fashizmin fetar që sundon Iranin për shkak të sanksioneve, se duhet të tregojnë pak keqardhje edhe për popullin iranian. Dhe nëse duan t’ia dinë vërtet, duhet ta detyrojnë regjimin të lejojë në vend gazetarë, vrojtues, misione e ndihma nga jashtë, si dhe të lejojë që nevojtarët të kenë akses tek ndihmat pa ndërmjetës. Ata duhet gjithashtu ta shtyjnë regjimin që t’i lirojë të gjithë të burgosurit dhe t’i ndalë arrestimet, torturën e ekzekutimet, dhe sidomos ta detyrojnë regjimin që t’i lejojë të rinjtë e rebeluar t’i ndihmojnë bashkëqytetarët e tyre.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

25 mars 2020