Gjyqësori i regjimit klerikal dënoi me vdekje të burgosurin politik Mohammad Javad Vafaei Sani, pasi ai vuajti dy vjet burg nën torturë me akuzat për “mbështetje të Muxhahideen-e Khalq (MEK), “korrupsion”, “nxitje dhe shkatërrim të vendeve të caktuara, përfshirë edhe godinën e burgjeve shtetërore”. Aktgjykimi i është dorëzuar avokatit të tij.
Seyed Mohammad Javad Vafaei, 26 vjeç, është një kampion boksi në sistemin shkollor të Mashhadit dhe u arrestua në Mars 2020 në Mashhad. Gjykata e mullahëve caktoi garancinë prej 30 miliardë tomanësh për lirimin e tij të përkohshëm, të cilin familja e tij nuk mund ta përballonte.
Me zgjerimin e aktiviteteve të Njësive të Rezistencës dhe përhapjen e protestave sociale, dhe me grumbullimin e shtuar të të rinjve në radhët e rrjeteve të MEK në Iran, regjimi klerik i zhytur në krizë ka intensifikuar në mënyrë të dëshpëruar ekzekutimet dhe represionet si një mënyrë për të parandaluar këtë proces.
Rezistenca iraniane i kërkon Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, si dhe të gjitha organeve të të drejtave të njeriut, si dhe Bashkimit Evropian dhe shteteve të tij anëtare, të ndërmarrin veprime urgjente për të shpëtuar jetën e këtij të burgosuri politik.