Thursday, February 9, 2023

Iran: Ekzekutimi Kriminal i një të Burgosuri Politik në Burgun e Zahedan

Përsëritet thirrja që një delegacion ndërkombëtar të vizitojë burgjet e Iranit, sidomos në Sistan dhe Baluchestan

Të shtunën më 26 dhjetor 2020, fashizmi fetar që sundon Iranin ekzekutoi të burgosurin politik Abdol-Hamid Mir-Baluch Zehi në burgun e Zahedan-it. Ai kishte qenë në burg për pesë vite dhe fillimisht ishte dënuar me 15 vite burg. Por drejtësia e regjimit e ka ekzekutuar atë pas ndërhyrjes së Gardës Revolucionare. Kjo varje u bë në përvjetorin e kryengritjes së 27 dhjetorit 2009, e cila e shkundi me themele regjimin klerikal.

Rezistenca Iraniane e dënon fuqishëm këtë vrasje brutale si një ekzekutim jashtë-gjyqësor pasi është varur një person i cili ishte dënuar me burg. Rezistenca Iraniane nxit Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Komisioneren e Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Këshillin e të Drejtave të Njeriut, si dhe organizatat e tjera të të drejtave njerëzore që ta dënojnë këtë ekzekutim barbar dhe të marrin masa urgjente për të shpëtuar të burgosurit që presin ekzekutimin në Iran.